Masazhi kinez, tradita mbi 4000-vjeçare
Mendohet që masazhi kinez të ketë filluar mbi 4000 vjet më parë. Gjatë kësaj periudhe të gjatë kohe kjo metodë është perfeksionuar më tej. Baza teorike e mjekësisë kineze e vlerëson masazhin kinez si një mundësi për të harmonizuar të kundërtat Yang Ying (dielli-hëna, dita-nata, lart-poshtë, mashkull-femër, qielli-toka) me rregullat e organeve, meridianeve, përmirësimin e qarkullimit të energjisë, të gjakut dhe rritjes lëvizëse të kyçeve.
Masazhi kinez sjell në ekuilibër organet e njeriut, duke përmirësuar aktivitetin e tyre. Me masazh kinez kurohet kapsllëku, gripi, lemza, problemet e stomakut, si edhe sëmundje më të avancuara që sjellin paraliza, çrregullimet e vazhdueshme të zakoneve tek gratë ose mastitet nga shtimi dhe mosdalja e qumështit. Bazat teorike të mjekimit tradicional janë pikat që shtrihen në të gjithë trupin dhe që i përgjigjen organeve të ndryshme p.sh. pikat e stomakut T6-T12, të cilat shtypen në një kohë prej 2 minutash. Në këtë rast dhimbja e stomakut zhduket pa ndihmën e ilaçeve.
Masazhi është një faktor i rëndësishëm në kulturën shëndetësore të jetesës. Me veprim efektiv si një masë parandaluese për të ruajtur shëndetin dhe vitalitetin, sepse kur një masazhist rregullisht "skanon" trupin tuaj, mund të dalloj ndryshimin më të vogël në çrregullimin e balancit normal të organizimit tuaj,në këtë mënyrë nxitë vëmendjen tuaj ndaj trupit tuaj.
Masazhi stimulon fijet nervore, liron tensionin, largon stresin si dhe është një mjet i shkëlqyer në luftën kundër dhimbjes së kokës dhe pagjumësisë. Gjithashtu masazhi ushqen lëkurën, e rritë elasticitetin e lëkurës, lëkuren e bën më të butë dhe të ndritshme.
Masazhi rregullon qarkullimin e gjakut, e rregullon qarkullimin e limfës në enët limfatike,duke ia kthyer trupit vitalitetin dhe energjinë në mënyre të përsosur dhe natyrale. Me anë të masazhit mund të lirohet stresi ditor që ndikon në paraqitjen e sëmundjeve kronike dhe depresionit, sepse eliminohen mbeturina nga trupi, apo e thënë ndryshe, materie të dëmshme që duhet domosdo të largohen nga trupi.
Një ndër format më të shpejta të masazhit që aplikohet ditëve të fund është ai kundër celulitit që ndihmon shumë të personat obez apo me mbipeshë, duke ia kthyer trupit harmoninë fizike dhe psikike, në të njëjtë kohë.
Masazhi që nga kohët e lashta njihet dhe është pranuar si një nga metodat për parandalimin, trajtimin dhe heqjen e sëmundjet të ndryshme. Masazhi në të njëjtën kohë i vë në funksion mendjen, emocionet, trupin dhe shpirtit e njeriut dhe në këtë mënyrë arrihet relaksimi i thellë i trupit, mendjes, lirimi i stresit dhe toksinave, përmirësimi i rrjedhjes së oksigjenit në organizëm si dhe përmirësimi i qarkullit të lëngjeve trupore (gjakut dhe limfës).