PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Arti i masazhit me Mjekësinë Tradicionale Kineze
2013-01-11 20:09:26 CRI Komenti juaj Printoni

Masazhi bëhet nën orientimin e teorisë së mjekësisë tradicionale kineze dhe në bazë të parimit të mjekimit sipas kushteve të posaçme dhe simptomave. Masazhi është një mënyrë e thjeshtë dhe praktike që nuk mbështetet tek barnat dhe ka efekte të mira kuruese. Masazhi aplikohet gjerësisht në mjekimin e sëmundjeve të ndryshme, si në mjekimin e problemeve në rruazat e qafës, në mjekimin e tendosjes akute të muskujve të mesit, të hernies diskale, të nyjeve e gjymtyrëve etj.

Masazhi kërkon veprimet e rregullta të duarve dhe lëvizjet teknike të qëndrueshme, të fuqishme, të njëtrajtshme, të buta, dhe të thella. Masazhi bëhet jo vetëm me duart, por edhe me këmbët, me pjesët e përparme të krahëve etj., ose me mjete të posaçme të masazhit, e sidomos vajërat e ndryshëm aromatikë. Ka disa lloje masazhi si ai për kurimin e sëmundjeve, masazhi për fëmijët, masazhi për problemet me kockat, masazhi relaksues etj.

Funksionet e masazhit

Masazhi kryesisht rregullon funksionet e organeve të brendshme. Sipas mjekësisë tradicionale kineze, sëmundjet në trupin e njeriut shkaktohen nga çrregullimi i funksioneve të organeve të brendshme. Nëpërmjet masazhit, funksionet e çrregulluara të këtyre organeve arrijnë përsëri ekuilibrin e ri , dhe si rezultat mjekohen sëmundjet dhe forcohet shëndeti.

Gjithashtu masazhi rregullon meridianët, energjinë dhe ndihmon për një qarkullim më të mirë të gjakut në trupin e njeriut. Në momentin kur prishen ekuilibrat në trupin e njeriut, atëherë lind sëmundja. Nëpërmjet masazhit, mund të nxitet qarkullimi i gjakut, duke ndihmuar në rregullimin e funksioneve të organeve të brendshme.

Të gjithëve na pëlqen që pas një dite të lodhshme të na bëjnë masazh. Por kur jemi të sëmurë i biem edhe shkurt, duke pirë një grusht ilaçe. Mjafton që të na pushojë dhimbja. Sot sëmundjet e kockave, reumatizma etj, janë shumë të përhapura. Këto dhembje e kanë zanafillën e tyre që në moshë të hershme.

Mjeku kinez WU JUN MIN, prej disa muajsh punon si specialist i mjekësisë tradicionale kineze në qendrën "Magic Center". Edhe pse nuk ka shumë kohë aty, nga pacientët që ka kuruar ai ka gjetur pikat e dobëta të shqiptarëve dhe sëmundjet kryesore nga të cilat vuajnë. Por zgjidhja që jep mjeku WU JUN MIN, është ajo që kanë gjetur të gjithë bashkëkombësit e tij. Prej disa kohësh trajtimi me Mjekësinë Tradicionale Kineze është futur edhe në Shqipëri, por trajtimi, kurimi, si dhe një pjesë e mirë e rregullave që duhen zbatuar në këtë mjekësi, zotërohen vetëm nga specialistët e fushës. Konkretisht në mjekësinë tradicionale kineze trajtohen sëmundje me metoda të vjetra, të cilat edhe sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë prej shumë vitesh rezultojnë efikase. Pakkush e di, por këto metoda mund të shërojnë më shumë se 40 sëmundje. Nga ana tjetër, në listën e medikamenteve pa efekte anësore numërohen rreh 400 lloj medikamentesh që kurojnë një sërë sëmundjesh. Në trajtimet tradicionale kineze përfshihen masazhet e llojeve të ndryshme, akupunkturë, hedhja e kupave. Akupunktura apo vendosja e kupave kanë ngacmim fizik në pjesën e trupit ku ndihet dhembje. Mjeku gjen pikat kyçe të dhembjes së pacientit për ta lehtësuar më pas atë.

"Nëpërmjet këtyre pikave të veçanta ku bëhen ngacmime pozitive, bëhet rregullimi dhe ekuilibrimi i gjendjes shëndetësore. Duke e çuar kështu pacientin drejt përmirësimit. Kjo është një terapi e cila nuk ka asnjë efekt anësor për organizmin", thotë mjeku kinez WU JUN MIN.

1 2 3 4
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China