Në këtë grup përfshihen qumështi, djathi, kosi - por jo margarina, gjalpi apo kremi.
Qumështi dhe nënproduktet e tij

Ushqimet në këtë grup janë një burim i rëndësishëm proteinash, vitaminash dhe mineralesh, dhe janë të pasura veçanërisht me kalcium, përbërës shumë thelbësor për shëndetin e kockave dhe dhëmbëve.
Supermarketet tani ofrojnë varitete të shumëllojshme të qumështit. Sot në botë, qumështi më shumë i përdorur është ai i lopës, por ka dhe të tjerë si ai i deles dhe i dhisë.
Qumështi sot përcaktohet nga përmbajtja e yndyrnave.
Qumështi i zakonshëm përmban rreth 3.5 për qind yndyrna
Gjysmë i skremuar përmban rreth 1.7% yndyrë

Qumësht i skremuar përmban 0.1 deri në 0.3% yndyrë
Djathi përmban të njëjtat vlera ushqyese si qumështi, por shumica e djathërave përmbajnë tepër yndyrë të pashëndetshme dhe u shtojnë një sasi të lartë kripe, kështu që duhet të tregohemi të kujdesshëm.
Kosi është i pasur me proteinë dhe vitamin B2: përgjithësisht të njëjtat vlera ushqimore si tek qumështi. Disa varietete përmbajnë bakerie që janë të shëndetshme për sistemin e tretjes (probiotiks). Kosi mudn të përgatite nga të dyja llojet e qumështi, pra me nivel të lartë yndyre dhe nga ai pa yndyrë, prandaj bëni kujdes. Kosi me fruta përmban gjithashtu sheqer të shtuar. Prandaj nëse ju pëlqeni kosi me fruta, më së miri përgatiteni vetë në kushtete shtëpisë duke e përzier me fruta natyrale dhe duke mos shtuar sheqer. Gjithnjë kur të blini kos kontrolloni etiketën e përmbajteve në të.

Rëndësia e Kalciumit
Kalcium është një mineral që ndihmon në formimin e kockave dhe dhëmbëve të fortë, përmirëson kontraktimet e muskujve (përfshi këtu dhe rrahjet e zemrës). Përveç qumështit ka dhe disa produkte të tjera që përmbajnë kalcium:
Peshku (with the bones - for example canned salmon and sardines)
Frutat e thata
Farat e susamit


















