Nga flokët e deri tek thonjtë, proteina është një komponent madhor funksional dhe strukturor i të gjitha qelizave tona. Proteina e furnizon trupin me afro 10 deri në 15 për qind të endergjisë, dhe është e nevojshme për rritjen dhe rregullimin.
Proteinat janë molekula të mëdha të azotuara dhe me hidrolizë japin aminoacidet, të cilat përmes lidhjeve peptide krijohet një zinxhir. Disa nga këto aminoacide janë thelbësore për shëndetin.
Megjithëse të gjitha qelizat bimore dhe shtazore përmbajnë disa proteina, sasia dhe cilësia e kësaj proteine mund të variojë shumë.

Proteina me bazë shtazore
Proteina me bazë shtazore përmban të gjitha aminoacidet e domosdoshme që i nevojiten një të rritur. Por, mishi i kuq, në veçanti, duhet të konsumohet në sasi të kufizuara pasi ka në përbërjen e tij nivel të lartë të yndyrnave të pashëndetshme, të cilat mund të rrisin presionin e gjakut si pasojë e kolesterolit.
Marrja e një sasie të lartë e yndyrnave të pashëndetshme mund të çojë në rritjen e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare dhe çrregullimeve të tjera. Për të marrë proteinë me bazë shtazore zgjidhni shpendët, peshkun dhe butakët.

Peshku është një burim i mirë për marrjen e proteinave me prejardhje nga kafshët. Ndër më të shëndetshmit përmendim salmonin, ton, trofta, sardelet etj. Janë të gjitha të pasura me omega-3, që ndihmon në reduktimin e rrezikut të zhvillimit të sëmundjeve kardiovaskulare.
Butakët janë gjithashtu një burim i shëndetshëm proteinash.
Mundohuni të konsumoni peshk të paktën 2 herë në javë.
A e dini se...?
Vezët përmbajnë të gjitha 8 amino acidet thelbësore për, dhë që i bën ato një burim perfekt proteinash. Megjithatë, për ata që vuajnë nga kolesteroli duhet të kenë kujdes pasi e verdha e vezës përmban shumë kolesterol.
Sa proteina duhet të marrim gjatë ditës?

Profesionistët e shëndetit sugjerojnë se meshkujt duhet të konsumojnë 55.5g proteinë në ditë dhe femrat 45g. Në kushte praktike cfarë uhqimesh duhet të konsumojmë cdo ditë për të përmbushur nevojat ditore të trupit me proteinë?:
100g mish tul (psh, viçi, qengji pse derri)
100g gjoks pule ose gjeli
100g peshk (psh, salmon, sardele ose ton)
2 vezë mesatare
3 lugë gjelle fara të ndryshme luledielli apo kungulli
3 lugë gjelle arra ose bajame
Të zgjedhim proteinën e duhur

Nëse keni mundësi, zgjidhni ushqimet që përmbajnë proteina pa yndyrë pasi do t'ju ndihmojnë:
Në ruajtjen e zemrës
E mban të ulët kolesterolin
Minimizon rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve kardiovaskulare
Proteina dhe menaxhimi i peshës

Dietat me përmbajtje të lartë proteinike janë disa herë të famshme tek personat që duan të humbasin në peshë, dhe janë bërë shumë studime lidhur me efektin e dietave të tilla në humbjen e peshës.
Përsa i përket humbjes së peshës, kjo arrihet vetëm nëse ju do shpenzoni më shumë kalori se sa merrni nëpërmjet ushqimit.
Ushqimet e pasura me proteina na japin ndjesinë e ngopjes në krahasim me ushqimet e tjera që përmbajnë karbohidrate dhe yndyrna.

Për të kontrolluar peshën është e rëndësishme të gjejmë një mënyrë ushqimi që na përshtatet më së miri me stilin tonë të jetesës.
Cilat ishqime përfshihen në këtë kategori?


















