PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Sipërmarrjet kineze në vendet e Europës Qendrore e Lindore
2012-09-30 18:54:37 CRI Komenti juaj Printoni

Besimi i z. Takács vjen nga dëshira e Kinës dhe e vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore për forcimin e bashkëpunimit dhe kjo dëshirë po realizohet gradualisht. Në prill të këtij viti u organizua në Varshavë të Polonisë Samiti i 1-rë i Liderëve të Kinës dhe të vendeve të Evropës Qendrore e Lindore, ku morën pjesë kryeministri kinez Wen Jiabao dhe liderët e 16 vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore. Gjatë samitit, kryeministri Wen parashtroi 12 masa për nxitjen e bashkëpunimit midis Kinës dhe këtyre vendeve. Ndër këto 12 masa përfshihen: përcaktimi i projekteve të bashkëpunimit midis Kinës dhe Evropës Qendrore e Lindore; dhënia e një kredie të posaçme prej 10 miliardë dollarësh; krijimi i një fondi bashkëpunimi në fushën e investimeve midis Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore e Lindore; formimi gjatë 5 vjetëve të ardhshëm, sipas gjendjes konkrete dhe nevojave të vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore, i zonave ekonomike e teknologjike nga kompanitë kineze në bashkëpunim me vendet përkatëse; nxitja e përfshirjes së firmave kineze në zonat ekzistuese ekonomike e teknologjike në vendet përkatëse.

Propozimet e kryeministrit kinez Wen Jiabao u pritën pozitivisht nga vendet e ndryshme të Evropës Qendrore dhe Lindore. Ministri i Bujqësisë i Bullgarisë TzvetanDimitrov u shpreh se, për të tërhequr investimet kineze, qeveria bullgare do të krijojë një mjedis më të mirë investimesh:

"Në fushën ekonomike, Bullgaria ka përqindjen më të ulët të taksave në Evropë dhe, përveç kësaj, ka një deficit më të ulët financiar se vendet e tjera evropiane. Të gjitha këto do t'u krijojnë kompanive kineze kushte të mira për investime në Bullgari."

Për të vënë më tej në jetë 12 masat për nxitjen e bashkëpunimit midis Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore, në fillim të shtatorit u organizua në Pekin takimi për formimin e Sekretariatit të Bashkëpunimit Kinë-Evropë Qendrore e Lindore dhe takimi i parë i bashkërenduesve kombëtarë. Bashkërenduesi rumun, ministri i Tregtisë dhe i Mjedisit i Rumanisë Mihai Vojku, u shpreh:

"Formimi i Sekretariatit të Bashkëpunimit Kinë-Evropë Qendrore e Lindore është vetëm një pikënisje e bashkëpunimit të ri dypalësh. Ai do të krijojë një platformë të mirë dhe të efektshme për zbatimin e 'Projektit të kredisë së posaçme'. Për Rumaninë çdo investim i huaj shton vendet e punës, përmirëson jetën e popullit dhe, në të njëjtën kohë, u sjell investitorëve përfitime të mëdha."

1 2 3 4
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China