PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Sipërmarrjet kineze në vendet e Europës Qendrore e Lindore
2012-09-30 18:54:37 CRI Komenti juaj Printoni

Në vitin 2012 kriza e borxheve në Evropë ka vazhduar të përkeqësohet dhe zhvillimi i ekonomisë botërore ende përballet me vështirësi. Por edhe në këto rrethana ekonomike shumë të ndërlikuara bashkëpunimi midis Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore e Lindore ka gjetur mundësi të reja zhvillimi. Nga njëra anë, nën ndikimin e krizës financiare ndërkombëtare, vendet e Evropës Qendrore e Lindore që mbështeteshin ekonomikisht tek Evropa Perëndimore, kanë hasur vështirësi dhe kanë shumë nevojë për fonde për të çuar përpara zhvillimin e tyre ekonomik; nga ana tjetër, sektori i manifakturës në Kinë ndodhet në fazën kyçe të shndërrimit dhe të ristrukturimit. Për të shkuar drejt hallkave më të larta të zinxhirit të prodhimit, kompanive kineze u nevojitet e ashtuquajtura "dalje jashtë vendit" për të gjetur mundësi të reja biznesi. Kështu, që të dyja palët kanë nevojë të madhe për njëra-tjetrën. Rajoni i Evropës Qendrore e Lindore është bërë shkallë-shkallë destinacioni kryesor i firmave kineze në kontinentin evropian.

Andrzej Pieczonka është këshilltari i parë i Zyrës së Nxitjes së Tregtisë dhe Investimeve në Konsullatën e Përgjithshme të Polonisë në Shangai. Ai ndodhet prej më shumë se 16 vjetësh në Kinë dhe detyra e tij kryesore është krijimi i urave të bashkëpunimit ndërmjet firmave kineze dhe atyre polake. Duhet thënë se qysh nga fillimi i këtij viti, puna e Andrzej Pieczonkas ka qenë e frytshme. Ai shprehet:

"Tërheqja e investimeve kineze është ndër punët e mia kryesore. Sivjet, Grupi 'Liugong' i Kinës bleu repartin e prodhimit të makinerive të kompanisë polake HSW".

Siç e tha edhe z. Pieczonkas, në janarin e sivjetshëm Grupi "Liugong" i provincës Guangxi të Kinës, që merret me prodhimin e makinerive e të pajisjeve, bleu repartin e prodhimit të makinerive të kompanisë polake HSW. HSW është një ndër prodhueset më të mëdha të makinerive në Evropën Qendrore. Kryetari i sindikatës së kompanisë "Liugong", zoti Wang Xiangmin, shprehet se, nëpërmjet blerjes, "Liugong"-u jo vetëm do të përfitojë teknologjinë evropiane, por edhe do të krijojë në Evropë uzina dhe qendra logjistike për të ndihmuar hyrjen e prodhimeve të veta e në tregun evropian. Ai tha:

"Ekskavatorët dhe makinat vetëngarkuese të kompanisë 'Liugong' prodhohen në Poloni, gjë që ka një rëndësi të madhe për hyrjen në tregun e Evropës Lindore dhe më vonë edhe në atë të Evropës Perëndimore."

1 2 3 4
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China