PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Sipërmarrjet kineze në vendet e Europës Qendrore e Lindore
2012-09-30 18:54:37 CRI Komenti juaj Printoni

Pozita gjeografike e vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore është e mirë. Këto vende ndodhen në zemër të Evropës, kanë rrjet të përshtatshëm komunikacioni dhe janë nyja lidhëse midis tregjeve lindore dhe atyre perëndimore. Aty krahu i punës është i nivelit relativisht të lartë dhe kostoja e tokës më e ulët se në Evropën Perëndimore. Prandaj Evropa Qendrore e Lindore pritet të bëhet trampolinë për hyrjen e kompanive kineze në tregun evropian dhe kjo është edhe aspirata e përbashkët e shumë vendeve të këtij rajoni.

Ish-kryeministri i Hungarisë Peter Medgyesy e ka vizituar shumë herë Kinën. Ai është i mendimit se vitet e fundit strategjia e Kinës për "daljen jashtë vendit" ka arritur suksese të dukshme. Objektivat kineze dhe interesat e rajonit evropian janë të njëjta. Hungaria dëshiron të bëhet një urë për hyrjen e kompanive kineze në tregun e Evropës Qendrore e Lindore. Z. Medgyesy thekson:

"Evropa Qendrore e Lindore ka një popullsi prej afro 120 milionë banorësh. Në këtë treg mund të depërtohet lehtë nëpërmjet Hungarisë. Ne mund të plotësojmë kërkesat në këtë drejtim. Ne kemi një infrastrukturë shumë të përparuar dhe dëshirojmë që të punojmë së bashku me Kinën për të ngritur nivelin e jetesës së popullit. Në Hungari ka një qendër të tregtimit të mallrave kineze, që ka si qëllim nxitjen e hyrjes së produkteve të njohura kineze me cilësi të lartë në tregun e Evropës Qendrore e Lindore."

Ndërsa zv.sekretari i shtetit i Ministrisë së Jashtme të Hungarisë Szabolcs Takács thotë:

"Jam i mendimit se, në krahasim me vendet e tjera të Evropës Qendrore e Lindore, Hungaria ka një epërsi të dukshme. Mes vendeve të Evropës Qendrore e Lindore, Hungaria ka tërhequr më shumë investime nga Kina. Përveç kësaj, vitin e kaluar vëllimi i përgjithshëm i tregtisë midis Kinës dhe Hungarisë arriti në afro 9 miliardë euro. Ne kemi një objektiv madhor, që gjatë disa vjetëve të ardhshëm kjo shifër të dyfishohet."

1 2 3 4
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China