Asnjë historian nuk mund të përcaktojë kur filloi të kremtohet Festa e Pranverës. Njerëzit preferojnë ta konsiderojnë legjendën e kafshës së egër "Nian" si zanafillën e kësaj feste. Legjenda, "Nian" është përhapur brez pas brezi dhe për shumë doke e zakone të Festës së Pranverës, mund të gjeni shpjegime te kjo legjendë.
Në lashtësi thuhet se jetonte një kafshë e egër "Nian", me fytyrë luani dhe fuqinë e kaut. Zakonisht ai jetonte në thellësinë e detit, por në prag të vitit të ri ai dilte dhe dëmtonte të mbjellat në tokë si dhe njerëzit dhe kafshët shtëpiake. Banorët të thjeshtë e urrenin "nian-in" dhe gjithashtu tmerroheshin prej tij. Nganjëherë, "Nian" sulmonte fshatrat, por frikësohej nga rrobat e kuqe, të varura përpara ndonjë shtëpie. Ai i trembej gjithashtu flakës dhe zhurmës "pi-pa" në furrë. Kështu njerëzit mësuan se "Nian" i frikësohej ngjyrës së kuqe, flakës si dhe zhurmës së zjarrit. Që atëherë, për vitin e ri, njerëzit ngjitin fletë e kuqe në dyer, varin fenerë të kuq përpara shtëpive, ndezin fishekzjarrë, djegin shkarpa në oborre dhe presin me thikë mish e zarzavate, që të bëjnë zhurmë për të dëbuar "Nian" në det.
Fleta e kuqe në këtë legjendë u shndërrua më vonë në fenerë të kuq, që së bashku me zbukurimet e tjera ngjyrë të kuqe të vendosura në në dritare dhe dyer, përbëjnë elemente të domosdoshme për kremtimin e Festës së Pranverës. Zhurma që bëjnë flakët e zjarrin që dëbuan "Nian", tani janë zëvendësuar me shpërthimin e fishekzjarrëve.
Me kalimin e kohës, disa zakone tradicionale nuk ndiqen, por shumë zakone të reja kanë lindur. Tani gjithnjë e më pak njerëz dërgojnë letra urimi ose kartolina, por më shumë njerëz dërgojnë mesazhe përmes celularit. Sipas përllogaritjeve, gjatë Festës së Pranverës në vitin 2010, tre operatorët e telekomunikacionit në Kinë, patën të mbi 20 miliardë juanë të ardhura, vetëm nga mesazhet sms. Telekomunikacioni dhe zhvillimi i mediave kanë krijuar lehtësi për komunikimin midis njerëzve, por këto mënyra elektronike e kanë larguar njeriun nga rëndësia e Festës së Pranverës. Specialistët propozojnë se thelbi i Festës së Pranverës nuk mund të mbetet te mesazhet në celular dhe e-maile. Vetëm bashkimi i familjes, e vizita midis të afërmeve e miqve, do ta bëjnë mjedisin familjar më të ngrohtë dhe më miqësor.
LINK:
V. Urime në gjuhën kineze
IV. E kuqja, ngjyra e Festës së Pranverës
III. Si e kalojnë kinezët Festën e Pranverës
II. Historia e Festës së Pranverës
I. Festa e Pranverës: Viti i Ri Kinez