Festa e Pranverës është festa tradicionale më e rëndësishme për kinezët. Është viti i ri tradicional kinez, d.m.th. dita e parë sipas kalendarit bujqësor kinez. Por sipas kalendarit diellor, kjo festë nuk ka një ditë fikse, por ajo kremtohet në një ditë midis dhjetëditëshit të tretë të janarit dhe mesit të shkurtit.
Tabela e më poshtme ju tregon datën e Festës së Pranverës në vitet e ardhshëm.
2011 viti i lepurit 3 shkurt 2011
2012 viti i dragoit 23 janar 2012
2013 viti i gjarprit 10 shkurt 2013
2014 viti i kalit 31 janar 2014
2015 viti i cjapit 19 shkurt 2015
2016 viti i majmunit 8 shkurt 2016
Festa e Pranverës ka një histori gati 3 deri 4 mijë vjeçare. Në fillim njerëzit kremtonin korrjen e bollshme, duke pritur vitin e ri. Më vonë, doket e zakonet e festës janë pasuruar gjithnjë e më tej. Festa e Pranverës bëhet festa më e rëndësishme tradicionale dhe për të ka 3 ditë pushimi. Sot shumë vende të Azisë Lindore, ku banojnë emigrantë kinezë, kremtojnë festën ashtu si Kina. Nëse keni miq ose kolegë kinezë, do të keni rastin të kremtoni Vitin e Ri Kinez së bashku me ta.
Ashtu si Festa e Krishtlindjes, edhe Festa e Pranverës është dita e bashkimit të familjes. Në kuadrin e saj, aeroportet, stacionet e trenit dhe rrugët automobilistike në Kinë, mbajnë peshën më të madhe të transportit të udhëtarëve. Kjo periudhë quhet ndryshe edhe "transporti i Festës së Pranverës".
Por ndryshe nga Krishtlindja, Festa e Pranverës është viti i ri laik, nuk i përket ndonjë besimi fetar. Megjithatë, besimtarët budistë dhe taoistë shkojnë në tempuj.
LINK:
V. Urime në gjuhën kineze
IV. E kuqja, ngjyra e Festës së Pranverës
III. Si e kalojnë kinezët Festën e Pranverës
II. Historia e Festës së Pranverës
I. Festa e Pranverës: Viti i Ri Kinez