PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
III. Si e kalojnë kinezët Festën e Pranverës
2011-01-31 20:11:54 cri komenti juaj Printoni

Kina ka një histori të gjatë për traditat bujqësore. Zhvillimi i bujqësisë përcaktoi oraret dhe zakonet jetesës së përditshme. Në pjesën veriore të Kinës, dimri është i gjatë dhe i ftohtë. Banorët e atje kanë më shumë kohë të lirë në dimër. Me të hyrë në muajin e fundit sipas kalendarit bujqësor, ata fillojnë punët përgatitore për festën, duke përfshirë blerjen e ushqimeve, rrobave të reja dhe të dhuratave për të afërmit dhe miqtë, si edhe pastrimin e zbukurimin shtëpive. Të gjitha këto përgatitje zgjatin për afro një muaji.

Në vigjiljen e festës, çdo familje var fenerë të kuq dhe ngjit zbukurime në dyer e dritare. Ndërsa e gjithë familja gëzon së bashku darkën e vigjiljes. Natën e kësaj dite, njerëzit ndezin edhe fishekzjarrë. Në veri të Kinës në vigjilje është zakon ngrënia e "jiaozi" apo "damplings" ushqim tradicional kinez. Ndërsa në jug viti i ri pritet me ushqime orizi. Në tempujt budistë ndërkohë, bien kambanat. Besimtarët budistë besojnë se tingujt e kambanave do të heqin vuajtjet dhe do të sjellin fat në vitin e ri.

Që nga dita e parë e vitit të ri, njerëzit vizitojnë te njeri-tjetri.

Në fshatra, aktivitetet kremtuese të Festës së Pranverës zgjatin deri në ditën e 15-të të muajit të parë.

Sot lidhjet e Kinës me botën janë më të ngushta. Festa e Pranverës nuk është e panjohur në vende të tjera të botës. Stacioni qendror i Berlinit ka organizuar vite me radhë aktivitete me rastin e Festës së Pranverës. Kanadaja dhe Franca emetojnë pulla me shenjat e horoskopit kinez. Në Sheshin "Times" të Nju Jorkut, ekrani kolosal elektronik paraqet fotografi për kremtimin e Festës së Pranverës. Liderët e disa vendeve evropiane e amerikane mbajnë fjalime për Festën e Pranverës, për emigrantët kinezë.

 

LINK:

V. Urime në gjuhën kineze
IV. E kuqja, ngjyra e Festës së Pranverës
III. Si e kalojnë kinezët Festën e Pranverës
II. Historia e Festës së Pranverës
I. Festa e Pranverës: Viti i Ri Kinez

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China