PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Mao Ce Dun, nga këndvështrimi i sotëm
2013-12-30 17:12:50 CRI Komenti juaj Printoni

Mao Ce Dun dhe Ten Siao Pin

Duke folur për zhvillimin e vrullshëm të Kinës, personi më i famshëm është Ten Siao Pin, i cili drejtoi Kinën në rrugën e lulëzimit.

Ambasadori Sun Yuxi është i mendimit se Ten Siao Pin-i është pasuesi besnik i Mao Ce Dunit. Pavarësisht nga disa ndryshme, Deni kishte ngulur këmbë në thelbin e maocedunidesë, "Kërkimi i të vërtetës tek faktet".Ten

Në një koment të botuar ditët e fundit në gazetën kineze "Renmin Ribao", organ i PK të Kinës thuhet se gjatë rrugës mbi 90 vjeçare të PK të Kinës, u shënuan 3 ngjarje të mëdha: pavarësia kombëtare dhe krijimi i Republikës Popullore të Kinës; vendosja e sistemit të socializmit dhe ndërtimi socialist; zbatimi i reformës së hapjes dhe zhvillimi i socializmit me karakteristika kineze. Dy ngjarjet e para u kryen nën udhëheqjen e Mao Ce Dun-it, ndërsa e treta, pas tij. Lidhur me raportin midis dy ngjarjeve të para dhe të tretës, Ten Siao Pin u shpreh qartë në vitin 1980 se, "Punët tona pas sesionit të tretë plenar të KQ të zgjedhur në Kongresin e 11-të të PK të Kinës, janë rifillimi i atyre të Mao Ce Dun-it", "Në të ardhmen, do të punojmë për idetë e shokut Mao Ce Dun, por pa i konkretizuar dhe, do të vazhdojmë ato që nuk mbaroi ai. Sigurisht, do të kemi një zhvillim të vazhdueshëm."

Lee Wan-bum, profesor i kulturës koreanojugore në Akademinë Qendrore të Koresë së Jugut shpreh mendimin se rezultati mahnitës i Kinës erdhi sigurisht nga refoma e hapja, e drejtuar nga Ten Siao Pini, por pa krijimin e Kinës së Re, vështirë se do të arrihej rezultati i sotëm.

Në komentin e botuar më 25 dhjetor nga gazeta koreanojugore "Maeil Business" thuhet se Mao Ce Duni është konsideruar nga kinezët si hero i krijimit të vendit dhe është respektuar nga populli. Pavarësisht nga tri ngritjet dhe uljet politike, Ten Siao Pin-i nuk u hakmorr politikisht ndaj Mao-s, por nxorri konkluzionin politik për të me "70% merita e 30% gabime". Në krahasim me ish-liderin kinez, ish-presidentët e Koresë së Jugut rrallë patën një "fund të mirë". Duke parë përkujtimin për Mao Ce Dun-in nga populli kinez me rastin e 120 vjetorit të lindjes, Koreja e Jugut duhet të mësojë nga Kina dhe t'i prezantojë haptazi botës liderin e vet.

TenMao Ce Duni dhe Kina e sotme

Meszneri, studjues i Universitetit të Lirisë në Berlin (Free University of Berlin) i deklaroi më 26 dhjetor gazetës kineze "Huanqiu Shibao" se në historinë bashkëkohore, askush nuk mund të kalojë Mao Ce Dun-in, që i solli Kinës ndryshime dhe ndikime aq të mëdha. Për reformën e mëtejshme të Kinës duhet bashkimi i shoqërisë dhe në këtë rast, Mao Ce Dun-i mund të luajë rolin e vet. "Vitet e fundit në Kinë janë shtuar pasuritë, por ato nuk shpërndahen në mënyrë të barabartë. Midis shtresave të ndryshme ekzistojnë konflikte, prandaj shoqëria kineze ka nevojë të madhe për solidaritet," shtoi Mesznero.

Shorne Bleslin, bashkëpunëtor i Institutit Mbretëror Kërkimor mbi Çështjet Ndërkombëtare të Britanisë i tha gazetës "Huanqiu Shibao" se një prej trashëgimive dhe përvojës së pasur të Mao Ce Dun-it është se administrata e lartë shtetërore e Kinës duhet të jetë më unanime dhe të ekuilibrojë interesat e ndryshme.

Në fjalimin e mbajtur më 26 dhjetor në simpoziumin me rastin e 120-vjetorit të lindjes së Mao Ce Dunit, kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping vlerësoi meritat e Mao Ce Dun-it dhe theksoi se maocedunideja është një ide shkencore në përputhje me aktualitetin e Kinës dhe Kina do të mbajë gjithmonë lart flamurin e maocedunidesë. (Wang Lei)


1 2 3 4
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China