Në shumë vende, si dhe në Shqipëri, "Kryetari Mao" ishte mjaft i njohur edhe për qytetarët e thjeshtë. Gjatë viteve '50-të '60-të të shekullit të kaluar, në shumë vende të botës së tretë, Mao Ce Duni ishte simboli i antikolonializmit.

Sun Yuxi, ish-ambasadori kinez në Poloni, Itali, Indi dhe Afganistan, gjatë intervistës së dhënë gazetës kineze "Huanqiu Shibao", përmend një diplomat afrikan, që ka simpati të thellë për Mao Ce Dunin dhe tha se ai është rritur duke u inkurajuar nga kryetari Mao. Ky diplomat tha, "Ishte kryetari Mao ai që shpalli rimëkëmbjen e popullit kinez, që na frymëzoi ne të varfërit. Kur u pushtuam nga imperializmi dhe fuqitë e mëdha, mendova fjalët e kryetarit Mao, 'Imperializmi dhe të gjithë reaksionarët janë tigra prej letre.' Kur ndjehemi të dobët, shprehja e Mao Ce Dunit, 'Një shkëndijë e vetme mund të ndezë zjarrin në stepë', na jep besim të plotë."
Profesori Qu Xing, drejtor i Institutit Kërkimor të Çështjeve Ndërkombëtare të Kinës, tha se Mao Ce Duni ka kontribuar në levizjet ndërkombëtare të komunizmit dhe ka luajtur një rol të madh për shkolonializmin dhe pavarësinë e botës së tretë. Edhe sot disa organizata në Amerikanën Latine dhe në Azi, mbajnë emrin e kryetarit "Mao".
Në fakt, lëvizja ndërkombëtare e Maoizmit ka ekzistuar që në vitet '50-të të shekullit të kaluar, duke u bërë pjesë e rëndësishme e lëvizjes komuniste ndërkombëtare dhe tani është shndërruar në protesta paqësore për drejtësinë shoqërore.
Ky mendim i profesorit Qu pohohet edhe nga ambasadori kinez Sun Yuxi, i cili i referohet lëvizjes "Të pushtojmë 'The Wall street', që u zhvillua në ShBA në vitin 2011, ku u shfaq portreti i Mao Ce Dunit. Sipas ambasadorit Sun, kjo tregon se amerikanët e konsiderojnë Mao Ce Dunin si mbrojtës të interesave të të varfërve.
A do të rikthehet Kina në "epokën e Mao Ce Dun-it"?
"A do të rikthehet Kina në epokën e Mao-s?" Shqetësimi u paraqit ditët e fundit në uebsajtin amerikan "Capitol Hill", ku thuhej se Kina po heq dorë nga konceptet perëndimore, të përhapura gjatë epokës së Ten Siao Pinit dhe po kthen konceptin revolucionar të Mao Ce Dun-it, që të shmangë korrupsionin dhe orientimin perëndimor.
Ky shqetësim nuk është pa bazë. Gazeta japoneze "Morninger Mainichi" komentoi se me rritjen e disnivelit midis të varfërve dhe të pasurve, kinezët ruajnë nostalgji për epokën e Mao Ce Dunit, kur njerëzit ishin të varfër, por të barabartë. Duke iu referuar fjalëve të një të intervistuari, Agjencia Reuter citon, "Kujtojmë me nostalgji Mao Ce Dunin, jo për të rikthyer atë epokë të vështirë dhe të turbullt, por dëshirojmë të jetojmë nën qiellin e kaltër, me ujë të kulluar dhe harmoni midis njerëzve."
Në një artikull të 25 dhjetorit të gazetës së Singaporit "Lianhe Zaobao" thuhet se përkujtimi i Mao Ce Dunit nuk nënkupton se zyrtarët e lartë duan të kthehet epoka e Mao Ce Dunit, ku sundonte ekonomia e planifikuar. Procesi i reformës dhe hapjes nënkupton zëvendësimin gradual të planifikimit me tregun. Në Kinën e sotme mungojnë kushtet ekonomike dhe baza shoqërore për rikthimin e kohës së Maos.
Ish-ambasadori i Kinës në Kolumbi, Wang Yusheng është i mendimit se perkujtimi i Mao Ce Dunit nuk do të thotë se ai ishte krejt i drejtë. PresiTenti rus Putin tha se ai, që nuk shpreh keqardhje për shpërndarjen e Bashkimit Sovjetik, është pandërgjegjshëm, kurse ai, që orvatet të rivendosë Bashkimin Sovjetik, është pa mend. Duke e shfrytëzuar këtë fjalë, them që kush orvatet të mohojë plotësisht Mao Ce Dunin është i pandërgjegjshëm, ndërsa kush dëshiron të rikthehet në kohën e Maos, është pa mend.


















