Mao Ce Dun, në sytë e kinezëve të sotëm
Sipas gazetës amerikane "The Washington Post", me rastin e 120 vjetorit të lindjes, Mao Ce Dun-i mbetet ende në jetën e kinezëve.


Figura e tij shfaqet në kartëmonedhën e RMB-së dhe portreti i tij ndodhet në Tribunën qendrore në sheshin Tiananmen.
Ditët e fundit, gazeta kineze "Huanqiu Shibao" bëri një sondazh në 7 qytete kineze, si Pekin, Shangai, Guangzhou, Chengdu, Xi'an, Changsha dhe Shenyang. Nga rezultati i sondazhit del se 91.5% e të anketuarve shprehën "nderim" dhe "respekt" për Mao-n; 85.1% e tyre ishin të mendimit se "Mao kishte më shumë merita sesa gabime"; ndërsa 90.9% e të intervistuarve mendojnë se koha e Mao Ce Dunit ushtron ende ndikim mbi Kinën e sotme. Duke komentuar këtë rezultat të sondazhit, Xie Chuntao, profesori i Shkollës së KQ të PK të Kinës, tha se ai përputhet me opinionin e tij për Maon dhe me vlerësimin e PK të Kinës. Kjo është një pasqyrë e vlerësimit të vërtetë për Mao Ce Dun-in në shoqërinë kineze.
Në komentin e gazetës hongkongase "South China Morning Post" thuhet se pavarësisht të varfër apo të pasur, të rinj apo të vjetër, kinezët e krahinave të brendshme e konsiderojnë Mao Ce Dun-in, si udhëheqës shpirtëror që i dha fund historisë njëqindvjeçare të përuljes.
Mao Ce Dun, në sytë e botës

"Mao Ce Dun, babai i revolucionit kinez", me këtë titull gazeta amerikane "New York Times" botoi një artikull me 12 mijë fjalë, me rastin e ndërrimit të jetës së Mao Ce Dunit, më 9 shtator 1976. Në artikull thuhet se Mao, lindi si fshatar i panjohur, por vdiq si një nga revolucionarët më të mëdhenj të historisë. Në kohën kur lindi Mao, Kina vuajti nga luftra të shpeshta civile, varfëria e rëndë si dhe agresioni i huaj. Gjatë jetës së tij, Mao realizoi ëndrrën e fëmijërisë, që ta kthente Kinën në pozitën tradicionale të një vendi të madh.


















