PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Mao Ce Dun, nga këndvështrimi i sotëm
2013-12-30 17:12:50 CRI Komenti juaj Printoni

26 dhjetori, ishte dita jubilare e 120-vjetorit të lindjes së Mao Ce Dunit, një nga themeluesit e Kinës së Re. Nën udhëheqjen e brezit të parë drejtues, me Mao Ce Dunin në krye, Kina pësoi ndryshime të mëdha duke ndjekur rrugën e pavarur drejt zhvillimit, pa iu trembur hegjemonizmit. Njëkohësisht, Mao Ce Duni kishte gabime të rënda në politikën e ndërtimit të vendit, gjë që shkaktoi humbje kolosale dhe të pariparueshme në sektorin ekonomik dhe kulturor.

Mbi 30 vjet pas ndarjes së tij nga jeta në vitin 1976, qëndrimet rreth figurës së Mao Ce Dun-it janë të ndryshme. Pas "Revolucionit të Madh Kulturor", pjesa dërrmuese e kinezëve ka mbajtur një qëndrim të ekuilibruar lidhur me meritat apo gabimet e Mao-s. Si vlerësohet sot Mao Ce Dun-i në Kinë dhe në botë? Cilat janë marrëdhëniet e Kinës së sotme me figurën e Mao Ce Dunit? Ju ftoj të ndiqni programin e sotëm.

Aktivitete përkujtimore për Mao Ce Dun-in

Më 26 dhjetor paradite, Kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping, kryeministri Li Keqiang dhe pesë anëtarë të tjerë të Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste vizituan mauzoleun e kryetarit Mao Ce Dun, me rastin e 120 vjetorit të lindjes. Udhëheqësit kinezë nderuan duke u përkulur tre herë para statujës së Mao Ce Dunit dhe më pas bënë homazhe dhe vlerësuan figurën e Mao Ce Dunit.

Në kuadër të 26 dhjetorit, në krahina të ndryshme të Kinës u zhvilluan aktivitete për nder të Mao Ce Dunit, themeluesit të Partisë Komuniste të Kinës, të Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Kinës dhe të Republikës Popullore të Kinës.

Në fjalimin e mbajtur më 26 dhjetor në simpoziumin për nder të 120 vjetorit të lindjes së Mao Ce Dunit, presiTenti kinez Xi Jinping e vlerësoi si marksist i madh, revolucionar, strateg dhe pionier i kinezërimit të Marksizmit, patriot dhe hero i Kinës moderne, udhëheqës i brezit të parë të PK të Kinës që udhëhoqi popullin kinez drejt ndryshimit rrënjësor të fatit dhe vendit.

Gjatë mbi 30 vjetëve të ndarjes nga jeta të Mao Ce Dunit, Komiteti Qendror i PK të Kinës organizoi aktivitete përkujtimore me rastin e inaugurimit të Mauzoleut të Kryetarit Mao, ditës jubilare të 90 vjetorit, të 100 vjetorit dhe të 110 vjetorit.

Analisti kinez Song Fangmin tha për gazetën kineze "Huanqiu Shibao" se nostalgjia dhe përkujtimet për Mao Ce Dunin nuk do të thotë se e trajtojmë si perandor, por do të trashëgojmë ideologjinë e tij të shquar.

1 2 3 4
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China