PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Vëllezërit e "mbretërisë së çorapeve"
2014-08-19 16:54:43 CRI Komenti juaj Printoni

"Bëji punonjësit të kënaqur përpara se ata t'i bëjnë klientët e konsumatorët të kënaqur me produktet që prodhojnë," është motoja në "Langsha"

"'Langsha' ka pasur shumë ulje-ngritje, por ne gjithmonë jam përpjekur t'i sigurojmë punonjësit se përkushtimi i tyre ndaj kompanisë gjithmonë do të shpërblehet," shprehet Weng Rongjin-i.

Çdo vit, kompania përpiqet të rekrutojë të diplomuarit me rezultatet më të mira. Të punësuarve të rinj u flitet për misionin, vizionin, strategjitë, avantazhet dhe disavantazhet e kompanisë në mënyrë që ata do të bëjë përgatitjet e mjaftueshme për pozicionet e tyre të reja.

Tre vëllezërit kanë bashkëpunim shumë të mirë dhe kanë ndarje të qarta pune. Wen Rongjin-i, drejtor i bordit, është i ngarkuar me strategjinë; Wen Rongdi, kryetar, është përgjegjës për menaxhimin, Wen Guangrong, menaxher i përgjithshëm, mbikëqyr prodhimin. Menaxherët e lartë janë rritur me kompaninë. Të gjithë ata janë të kualifikuar dhe kanë punuar për grupin për së paku tetë vjet.

Vëllezërit Weng e vlerësojnë mjaft krijimin e forcimin e markës. Sipas tyre, ajo që blejnë konsumatorët nuk janë thjesht produktet, por marka. Produktet mund të imitohen nga konkurrentët, por marka është unike. Produktet mund të vjetërohen e të dalin shpejt jashtë mode, kurse marka është e qëndrueshme, vënë në dukje ata.

Pasi "Langsha" krijoi markën e saj të famshme të çorapeve në Kinë, ajo vendosi objektivin e ri të ndërkombëtarizimit të kësaj marke gjatë viteve 2000-2005. "Besojmë se marka 'Langsha' do të jetë jo vetëm një markë e njohur çorapesh në Kinë, por do të bëhet edhe një markë e fortë ndërkombëtare," thotë Weng Jinrong-u. Baza e ndërkombëtarizimit të markës është ballafaqimi i drejtpërdrejtë me konsumatorin e huaj e jo nëpërmjet prodhimit me mall porositësi si më parë. Sipas vëllezërve Weng, pa ndërkombëtarizimin e markës, prodhuesit kinezë vështirë se mund të mësojnë shijen e konsumatorëve të huaj e ndryshimet e tregut dhe se si të bëjnë marketingun ndërkombëtar. "Langsha" është duke u përpjekur për të zgjeruar rrjetin e saj të marketingut në tregun ndërkombëtar dhe për të promovuar markën e vet me anë të futjes së elementeve të kulturave të ndryshme të huaja në produktet e saj.

Një sipërmarrje moderne ka nevojë për menaxhim efektiv. Grupi "Langsha" është sipërmarrja e parë në industrinë kineze të çorapeve që ka zbatuar "Sistemin Ndërkombëtar të Certifikimit të Cilësisë ISO 9001", "Sistemit Ndërkombëtar të Certifikimit Mjedisor ISO 14001" dhe "Menaxhimit të Plotë të Cilësisë të Punonjësve". Sistemi i menaxhimit efektiv shihet si një element që nxit potencialin e talenteve brenda grupit.

Grupi "Langsha" i jep shumë rëndësi planifikimit të karrierës së punonjësve dhe përpiqet t'u krijojë platformën përkatëse sipas fazave të ndryshme të zhvillimit korporativ dhe në planifikimit të karrierës së talenteve. Grupi ka krijuar edhe një mekanizëm të plotë të nxitjes së talenteve në menaxhimin e burimeve njerëzore dhe programe të ndryshme zbatohen për të trajnuar punonjësit para se të promovohen. Mbi 90 % e menaxherëve të lartë janë trajnuar dhe promovuar në kuadër të kompanisë.

Ka nga ata që mendojnë se pagat e larta i kanë mbajtur talentet në kompani. Kjo mund të jetë e vërtetë, por më e rëndësishme është besimi i krijuar nga bashkëpunimi afatgjatë në mes të tre vëllezërve dhe menaxherëve të lartë. Këta të fundit janë integruar gradualisht në këtë biznes familjar dhe e quajnë veten si anëtarë të kësaj familjeje.

Wen Rongjin-i si drejtor i bordit vlerëson menaxherët e ndershëm dhe të zellshëm. Ai shpesh vëren se Grupi "Langsha" nuk ka magjistarë, por talente që mund të punojnë shumë. Zelli mund të çojë në sukses.

Çdo vit grupi shpenzon miliona dollarë për veprimtari sportive dhe kulturore për të pasuruar jetën shoqërore të të punësuarve të saj dhe për të forcuar frymën e ekipit dhe cilësitë e brendshme të këtyre të punësuarve. Në prag të Festës së Pranverës (Vitit të Ri kinez), kompania përgatit për punëtorët darkën e kremtimit dhe organizon veprimtari argëtuese për ata punëtorë që sakrifikojnë pushimet e tyre për nevojat urgjente të kompanisë. Në këtë mënyrë forcohet ndjenja e "familjes së madhe" brenda grupit.

Suksesi i Grupit "Langsha" i atribuohet forcës sipërmarrëse të biznesit të familjes dhe efektivitetit të menaxhimit në nivelet e ndryshme hierarkike të korporatës. Grupi planifikon dhe përgatit ndryshimet me shumë kujdes.

Thelbi i këtyre ndryshimeve u shpjegohet të punësuarve në hollësitë më të mëdha nga ana e menaxherëve të niveleve të ndryshme.

Edhe pse grupi "Langsha" është bërë një kompani publike, drejtimi korporativ mbizotërohet ende nga anëtarët e familjes. Por vëllezërit Weng janë të vetëdijshëm për nevojën e forcimit të menaxhimit të nivelit të mesëm dhe të rritjes së aftësisë së menaxherëve të nivelit të mesëm, në mënyrë që Grupi të përballojë sfidat e ardhshme në mënyrë më të efektshme.


Foto nga CFP

"Langsha" është vlerësuar me shumë tituj e çmime të ndryshme. Në vitin 1997 "Langsha" mori titullin "Markë e njohur produktesh e provincës Zhejiang ". Në vitin 2002, "Langsha"-së iu dha titulli "Markë e famshme kineze", ndërsa dy vjet më pas "Markë e njohur produktesh e Kinës". Në vitin 2006 "Langsha" u vlerësua si "Markë përfaqësuese e industrisë kineze" dhe "Sipërmarrje kombëtare që mbron mjedisin".

Ajo është përfshirë gjithashtu ndër "50 sipërmarrjet private novatore në Kinë".

Në vitin 2003 "Langsha", në bashkëpunim me shkolla të mesme e universitete të ndryshme, themeloi Institutin e Parë të Studimit të Çorapeve. Në vitin 2006 kompania investoi pesë milionë juanë dhe hapi Kolegjin Bujqësor, duke mundësuar kualifikimin e 10 000 fermerëve deri tani.


Foto nga CFP

"Langsha" është përfshirë edhe në veprimtari të shumta bamirësie. Në vitin 2007 kompania i dhuroi 3.53 milionë juanë Federatës së Bamirësisë të Yiwu-së, duke u bërë sipërmarrja me kontributin më të madh në të holla për këtë federatë. Po atë vit "Langsha" u vlerësua si një nga "Dhjetë sipërmarrjet bamirëse të qytetit Yiwu".

"Langsha" gjithmonë ka marrë pjesë në mbështetjen e luftës kundër varfërisë dhe për çështje të tjera të mirëqenies publike. Deri tani "Langsha" ka dhuruar mbi 10 milionë juanë për çështje bamirësie.

A do të vazhdojë "Langsha" të jetë "mbretëri e çorapeve"? Duket se vëllezërit Weng janë të gatshëm "të mbretërojnë" edhe për një kohë të gjatë në të ardhmen.


1 2 3 4
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China