Wen Guangrong-u, i cili zotëron 33.33% të kapitalit, punon si menaxher i përgjithshëm i Kompanisë së Çorapeve "Langsha" dhe zëvendësmenaxher i përgjithshëm i Grupit "Langsha". Wen Rongjin-i, i cili ka në pronësi 33.34 % të kapitalit, është kryetar i bordit të Kompanisë së Çorapeve "Langsha" dhe drejtor ekzekutiv i Grupit "Langsha"; dhe Wen Rongdi, i cili zotëron 33.33 % të Grupit "Langsha", shërben si kryetar i bordit të Kompanisë së Veshjeve të Brendshme "Langsha" dhe i Kompanisë së Kozmetikës "Langfei", si dhe si administrator i përgjithshëm i Grupit "Langsha". Sipas vlerësimit më të fundit, pasuria e përbashkët e vëllezërve Weng arrinte në rreth 1 miliard dollarë.
Problemi më i madh për "Langsha"-në, megjithatë, mbetet mungesa e talenteve, sidomos pasi grupi ka hyrë në një fazë rritjeje të shpejtë dhe ka nevojë për talente në të gjitha sektorët.
"Yiwu është një qytet të vogël, edhe pse ne kemi një treg të madh këtu. Shumica e të diplomuarve nuk janë të gatshëm për të ardhur në një qytet kaq të vogël, për shkak se ata mendojnë Yiwu nuk mund t'u ofrojë atyre të ardhme," shprehet njëri prej vëllezërve Weng, Weng Rongjin-i.
Por si të lindur në Yiwu, vëllezërit Weng janë shumë të lidhur me qytetin e tyre dhe shprehen se kurrë nuk do ta zhvendosin selinë e tyre në qytetet e mëdha, si Pekini, Shangai ose Guangzhou.
"Tregu i Yiwu-së është shkas për suksesin e 'Langsha'-së dhe ne do të qëndrojmë këtu edhe në të ardhmen," shprehet Weng Rongjin-i. Për të Yiwu ka bërë që Langsha të rritet nga një biznes i vogël familjar në sipërmarrjen më të madhe të prodhimit të çorapeve në Kinë.
Foto nga CFP
Në "Langsha" të mësuarit shihet si arritja më e madhe, e cila gjithmonë jep frytet e veta. Aty të gjithë nxiten që të mësojnë gjatë gjithë jetës së tyre.
Zgjerimi i kompanisë ka ofruar hapësirë të mjaftueshme për zhvillimin personal të talenteve në nivelin e menaxhimit. Këto talente kanë qenë shtylla e kompanisë.
Grupi "Langsha" beson se talentet luajnë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e mëtejshëm. Grupi jo vetëm që i paguan punonjësit mirë, por edhe ushqen kulturën e korporatës.
Foto nga CFP
Foto nga CFP
Vlerësimi material i talenteve realizohet nëpërmjet skemave të ndryshme të shpërblimit. Ka me qindra çmime mujore, stinore dhe vjetore, duke përfshirë " Punonjës i shkëlqyer", "Inspektor i shkëlqyer i cilësisë", "Punonjës me prodhimtarinë më të lartë" dhe kështu me radhë.
Filozofia e punësimit e "Langsha"-së është: talentet me virtyte duhen çmuar; njerëzit me virtyte, por pa talent mund të punësohen; njerëzit pa virtyte, por pa talent, nuk mund të punësohen.
Në kompaninë "Langsha" i vlerësojnë mjaft risitë, si në menaxhim, ashtu edhe ato teknologjike. Aty kanë këtë parim: ne kemi kur në tjerët nuk kanë; mbizotërojmë kur të tjerët kanë; i ulim çmimet kur të tjerët konkurrojnë; transformohemi kur të tjerët ulin çmimet.
Punëtori ideal është ai që e ka "Langsha"-në karrierën e gjithë jetës së vet, që punon për hir të kësaj karriere dhe që suksesi në punë i sjell lumturi. Vetëm nëse kompania zhvillohet, individi zhvillohet.