PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Tregu i pasurive të paluajtshme në Kinë
2012-07-12 19:50:31 CRI Komenti juaj Printoni

Permiresim ne tregun e pasurive te paluajtshme

Meqënëse tregu i pasurive të paluajtshme në Guangzhou ka pësuar një përmirësim, tregtarët në këtë fushë kanë nisur nxitjen e shitjeve. Në javën e parë të korrikut 10 sheshe e banesa fituan lejen e shitjes dhe në 6 muajt e ardhshëm, pritet të ketë 141 të tilla në Guangzhou.

Sipas statistikave, në 6 muajt e parë të këtij viti, numri i nënshkrimit të kontratave të blerjes së shtëpive kapi shifrën e afro 38 mijë, duke u shtuar 1.45% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Çmimi mesatar arriti në11 mijë e 777 juanë për metër katror, duke u rritur 4.61%.

Me ndikimin e përmirësimit në tregun e pasurive të paluajtshme, shumë persona kanë nisur të shqetësohen për një rritje të cmimit si pasojë e rritjes së kërkesës, për këtë ata nisën të blejnë shtëpi. Sipas një raporti, treguesi i besueshmërisë tek personat që blenë shtëpi në 3 mujorin e dytë të këtij viti ishte 55.5%, shumë pranë treguesit në 3 mujorin e parë të vitit 2011, që ishte një periudhë e lulëzuar në tregun e pasurive të paluajtshme.

Por, ekspertët e këtij sektori në Guangzhou u shprehën se "stabiliteti" është fokusi për zhvillimin e tregut të pasurive të paluajtshme. (Çang Çuo/Albana)

1 2 3 4 5
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China