PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Tregu i pasurive të paluajtshme në Kinë
2012-07-12 19:50:31 CRI Komenti juaj Printoni

Milionerët kinezë goditën tregun e pasurive të paluajtshme

Ditët e fundit, revista gjermane "Manager" botoi një artikull ku thuhet se tani është rritur numri i milionerëve kinezë që investojnë në tregun e pasurive të paluajtshme. Ata shmangën tregun kinez për të investuar jashtë Kinës. Pas SHBA-së, Kanadasë dhe Australisë, Gjermania u bë vendi i 4-t më i madh në të cilin kinezët investojnë ne sektorin e pasurive të patundshme.

Sipas artikullit, investitori i parë kinez në këtë sektor u regjistrua në dhjetorin e vitit 2009. Më pas, shumë kinezë u dyndën për të blerë prona në Gjermani. Madje, agjencia "Ziegert Bank und Immoblienconsulting", në Berlin, ngriti kohët e fundit një zyrë përfaqësie në Hong-Kong.

Sipas artikullit, Shoqata Amerikane e Sekserëve NAR (national association of realtors) publikoi një raport, ku thuhet se në SHBA, kinezët janë grupi i dytë më i madh i blerësve në këtë sektor, pas kanadezëve.

Kryeekonomisti i NAR, Lawrence Yun, vuri në dukje se qysh nga prilli i vitit 2011 deri në marsin e vitit 2012, kinezët kanë investuar në tregun e pasurive të paluajshme në SHBA në shifrën e 9 miliardë dollarëve amerikanë,e thënë ndryshe 23.3% më shumë në krahasim me fillimin e vitit 2010 deri në marsin e 2011-s.

Hulumtimi i NAR vazhdon më tej duke treguar se kinezët kanë më shumë interes për pronat luksoze e në zona banimi me nivel të lartë, si apartamentet në zonën më popullore në Manhatan, Boston, Los Angeles etj.

Tani, shumë agjenci imobilare organizojnë turne për kinezët që janë të interesuar të investojnë në pasuri të patundshme në qytete të ndryshme amerikane. (ÇangÇuo/Albana)

1 2 3 4 5
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China