PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Tregu i pasurive të paluajtshme në Kinë
2012-07-12 19:50:31 CRI Komenti juaj Printoni

Çmimet e banesave në Kinë

Pas 9 muajsh rënie, çmimet mesatare të shtëpive në 100 qytete kineze u rritën me 0.05 për qind në qershor në krahasim me një muaj më parë, tregojnë të dhënat nga "China Index Academy".

Rritja u pasua me një reagim të cmimeve të e tregut të banesave në muajt e fundit, pasi blerësit nxituan në treg nën frikën e një ndryshimi të politikave në këtë sektor, pas ngadalësimit të rritjes ekonomike. Ka shqetësime se qeveria mund të modifikojë përpjekjet e saj të kontrollit për të mbrojtur rritjen.

Në Pekin janë shitur gjithsej 25,602 shtëpi në qershor, 10.5 për qind më shumë se në maj dhe 50.6 përqind më shumë se në qershorin e vitit 2011, sipas të shifrave të autoriteteve.

Sang Ye, një 25-vjeçare e punësuar në një kompani interneti është në kërkim të një banese me 3 dhoma që prej fundit të vitit të kaluar.

"Shitësit kanë rritur çmimet me rritjen e kërkesës në treg. Për të njëjtin lloj apartamenti në të njejtën zonë, tani duhet të paguash nga 300,000 juanë (47,619 U.S. dollarë) deri në 600,000 juanë, me shtrenjtë se në fundin e vitit të kaluar," u shpreh Sang.

Ajo shtoi se agjencitë imobilare dhe raportet e medieve kanë ndikuar në përhapjen e panikut tek konsumatorët.

Ngadalësimi i ekonomisë kineze ka sjellë shqetësimin se rritja e përgjithshme ekonomike do të ndikohet nëse çmimet e banesave do të ulen me shpejtësi.

Llogaritë e pronësisë përbëjnë rreth një të pestën e investimeve në asetet fikse në Kinë, duke vepruar si një motor kryesor për vendin me ekonominë e dytë më të madhe në botë.

1 2 3 4 5
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China