PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Tregu i pasurive të paluajtshme në Kinë
2012-07-12 19:50:31 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri Wen Jiabao u shpreh javën e kaluar se qeveria do të zbatojë me vendosmëri politikën afatgjatë të kontrollit të pasurive të patundshme për të frenuar spekulimet në këtë sektor, raporton Agjencia e Lajmeve, Xinhua.

Kryeministri kinez Wen Jiabao theksoi në qytetin Changzhou se kontrolli mbi tregun e pasurive të paluajshme vijon të jetë në një periudhë kyçe dhe se kjo detyrë është ende e vështirë. Ai u shpreh se kontrolli duhet të vijojë dhe bëri të ditur se ulja e kërkesave spekulative në sektorin e pasurive të paluajtshme do të jetë një politikë afatgjatë.

Në qershor, çmimet e shtëpive të reja në disa qytete kryesore pësuan rritje të çmimeve, duke shfaqur shqetësimin dhe frikën se vala e çmimeve do të rritej edhe më shumë pavarësisht përpjekjeve të qeverisë për të shtrënguar kontrollin ndaj luhatjes së çmimeve, duke përfshirë këtu edhe kufizimet në blerjen e shtëpive të banimit, duke pagesat e kësteve të para dhe duke shtuar taksën e pronës.

Sipas një raporti të publikuar më 2 korrik nga "China Index Academy", çmimet mesatare për banesat e reja në Kinë u rritën për herë të parë në 10 muaj, në qershor, pavarësisht përshtatjes së politikave monetare nga qeveria për të nxitur ekonominë vendëse duke ulur normat e interesit në qershor. Akademia është një nga organizatat kërkimore më të mëdha, e specializuar për informacionet mbi pronat në Kinë.

Çmimet e banesave u rritën me 0.05 për qind në maj, duke arritur në 8,688 juanë ($1,400) për metër katror në qershor.

Në Shangai dhe Pekin, çmimi mesatar ndër 10 pronat e monitoruara arriti në 15,429 juanë për metër katror, një rritje prej 0.75 përqindësh nga muaji në muaj.

Pas përpjekjeve të shumta, rregullimi në këtë sektor ka sjellë disa fryte.

Kryeministri kërkoi që të parandalohet informacioni i rremë, i cili mund të alarmojë konsumatorët. Ai u kërkoi gjithashtu departamenteve përkatëse të përshpejtojnë ndërtimin e shtëpive të përballueshme dhe ta bëjnë këtë proces të qëndrueshëm.

Çmimi i shtëpive në 6-mujorin e dytë të vitit 2012 mbase nuk do ta "rimarrë veten" shpejt, në kushtet ekonomike dhe kontrolleve nga qeveria, sipas Jim Yip, drejtor në departamentin e investimeve pranë DTZ China, një firmë lider në shërbimet e pasurive të paluajtshme.

1 2 3 4 5
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China