PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Miq të vjetër, të panjohur
2011-06-09 17:07:36 cri komenti juaj Printoni

Afro 12 vjet më parë, një aktor kinez, Wang Weiguo kishte blerë disa fotografi dhe korniza të vjetra në një pazar vendas në Pekin. Një ditë, Wang vuri re se të gjitha këto gjëra ishin të një gruaje të huaj dhe të gjitha fotografitë janë bërë në kohë të ndryshme. Disa u bënë kur ishte e vogël dhe disa kur u diplomua nga shkolla. Atëherë, Wang vendosi që t'i kthente tek i zoti dhe i kërkoi ndihmë Wang Wei e Qendrës Universale të Anglishtes në RJK. Wang Wei, pasi e mësoi ngjarjen, bëri një videoklip, duke e transmetuar në uebsajt, celular dhe blog.

"Pas 3 muajsh, një person na thotë në internet se gruaja në fotografi ishte një aktore norvegjeze. Kjo inkurajoi shumë njerëz në sitin tonë dhe disa prej tyre madje filluan të kërkonin ndihmë tek mediat norvegjeze. Dhe më në fund, gjetëm këtë grua norvegjeze, Joanna Syson. Më pas, Joanna na dërgoi një e-mail, ku lajmëronte se do të vizitonte Kinën në të ardhmen."

Për Wang Weiguo dhe Joanna, ky kujtim i ëmbël dhe miqësia ndërkombëtare do të mbahet mend përgjithmonë në zemrat e tyre. Ndërsa për Wang Wei dhe kolegët e saj, më e çmuara është inkurajimi dhe ngrohtësia nga dëgjuesit dhe përdoruesit e internetit, të cilët janë miqtë e tyre pa u takuar, por janë më të ngushtët shpirtërisht.

Të dashur dëgjues, kudo ku jeni, RJK-ja është gati të bëhet miku juaj i panjohur. Para se të përfundojmë programin tonë, do t'ju përsëris edhe njëherë pyetjet e sotme:

1. Sa klube dëgjuesish i ka RJK-ja në mbarë botën?

2. Si quhet klub i parë i dëgjuesve të huaj i RJK-së?

Ju falënderoj që na dëgjuat, mirë u dëgjofshim.

(Jiang Lei)


1 2 3 4
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China