PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Miq të vjetër, të panjohur
2011-06-09 17:07:36 cri komenti juaj Printoni

"Shpeshherë, dëgjuesit më njohin nga zëri. Kur shkova në Afrikë, pothuajse të gjithë e njihnin "Mama Chen". Një ditë, po vizitonim një institucion të OKB-së në Kenya dhe disa njerëz po flisnin me gjuhën Swhili. Pasi e dëgjova, unë u bëra pjesë e debatit dhe ata e njohën menjëherë zërin tim, duke thënë që ky është zëri në emisionin e RJK-së."

Në sallën e historisë të RJK-së, çdo redaksi ka një pavijon, ku ekspozohen dhuratat, suvenierët dhe fotografitë e dërguara nga dëgjuesit e të gjithë botës. Ndër këto dhurata, janë përfshirë edhe urimet e sinqerta nga dëgjues të ndryshëm.

Në pavijonin e redaksisë së gjuhës vietnameze, ka një flamur nderi me ngjyrën e kuqe. Drejtori i redaksisë Wu Zhaoying, që njihet si Yanhua nga dëgjuesit vietnamezë, na tregoi historinë e këtij flamuri:

"Në vitin 1995, kur ishte 45 vjetori i redaksisë së gjuhës vietnameze, një dëgjuese nga qyteti Hochiming, Pham Thi Minh Trang, e qëndisi vetë një flamur, mbi të cilin janë disa urime, si dhe stema e RJK-së. Këtë flamur e kemi ruajtur gjithmonë me kujdes, sepse ky është inkurajim nga dëgjuesit, është burimi i fuqisë nxitëse për emisionin tonë."

Qysh nga viti 1961, kur u formua në Japoni klubi i parë i dëgjuesve të huaj i RJK-së, Shoqata e Dëgjuesve të Radio Pekinit", deri më sot, në vende të ndryshme të botës, janë krijuar 3165 klube dëgjuesish.

Klubet janë formuar vullnetarisht nga dëgjuesit vendas, me synim që të ndjekin emisionet e RJK-së, për të mësuar rreth Kinës dhe për të organizuar aktivitete të shkëmbimit miqësor. Këto klube mund të ndahen në tri grupe kryesore: dëgjuesit e emisioneve me valë të shkurtra, ata që ndjekin radion në internet, si dhe ata që ndjekin përmes valëve të mesme dhe FM. Ndër 3165 klubet e dëgjuesve, qoftë të vogla me vetëm dhjetëra anëtarë, qoftë të mëdhatë me dhjetëra mijëra anëtarë, të gjithë janë dëgjues të rregullt të Radios së Jashtme të Kinës dhe ruajnë një dashuri të thellë për popullin kinez.

1 2 3 4
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China