Të dashur miq, meqë po vjen 70 vjetori i krijimit të Radios së Jashtme të Kinës, këtë herë, do të japim një material të posaçëm në vend të artikujve të rubrikës ekonomike. Shpresojmë që të preferoni këtë edicion të posaçëm...
Konkursi i njohurive mbi 70-vjetorin e krijimit të RJK-së: Miq të vjetër, të panjohur
Të nderuar dëgjues, po dëgjoni emisionin e posaçëm me rastin e 70-vjetorit të krijimit të Radios së Jashtme të Kinës (RJK). Në vende të ndryshme të botës, dëgjues të shumtë, siç jeni edhe ju, presin zërin tonë, për të dëgjuar lajmet nga Kina, për t'u njohur me ndryshimet që kanë ndodhur në Kinë. Këta dëgjues e njohin shumë mirë zërin e çdo folësi dhe çdo edicion të emisioneve të RJK-së. Për ta, ndjekja e emisionit të RJK-së është një zakon i përditshëm dhe me kalimin e kohës, ata janë bërë dëgjuesit e rregullt të RJK-së.
Pyetjet e sotme janë lidhur me konkursin e njohurive për dëgjuesit tanë, janë:
1. Sa klube dëgjuesish i ka RJK-ja në mbarë botën?
2. Si quhet klubi i parë i dëgjuesve të huaj të RJK-së?
Të dashur dëgjues, tani le të njihemi së bashku me miqtë e vjetër të RJK-së nga e gjithë bota, duke dëgjuar historitë e tyre miqësore me RJK-në.
Ky zë që dëgjuat patjetër njihet mirë nga dëgjuesit në vendet afrikane. Po. Kjo është sigla e RJK-së në gjuhën Swahili, e regjistruar nga Chen Lianying në vitet 80 të shekullit të kaluar. Dhe kjo sigël me zë të ëmbël dhe tingëllues vazhdon të përdoret edhe sot. Gjatë 40 viteve, Chen Lianying dhe kolegët e saj ua kanë njohur Kinën dëgjuesve afrikanë me gjuhën e saktë Swahili, duke përhapur miqësinë mes Kinës dhe vendeve afrikane. Në kontinentin e Afrikës, dëgjuesit e Kenias, Tanzanisë, etj., ndjekin çdo ditë emisionin e RJK-së dhe ndiejnë çdo ditë zërin e dashur dhe të ngrohtë të Chen Lianying-ut, duke e quajtur me përkëdheli atë: Mama Chen.
Chen Lianying tregon eksperiencat e saj në Afrikë: