Në muajin maj të vitit 2005, kur ishte 50 vjetori i fitores së luftës anti-fashiste, punonjësja e redaksisë ruse të RJK-së, Tiantian mori një letër me rëndësi të veçantë historike. Letra ishte nga një dëgjues mbi 70 vjeç, Fradikin Jevgenij.
"Babai i Fradikinit ishte veterani i Luftës së Dytë Botërore. Fradikini na dërgoi një letër të shkruar nga i ati në frontin e luftës, si dhe fotografinë origjinale që Fradikini ka bërë në vitin 1943 bashkë me prindërit dhe motrën e tij. Ajo që bëri Fradikini, preku shumë veteranë dhe dëgjues në Rusi.
Çdo herë, që redaksia ruse bën emisione me rastin e festave apo ngjarjeve të rëndësishme, dëgjuesit marrin pjesë në mënyrë aktive, duke përmbledhur materiale dhe rikujtuar eksperiencat e tyre."
Tani, RJK-ja ka ndërtuar një rrjet faqesh në internet me 61 gjuhë të ndryshme, që mbulon gjithë botën dhe po luan rol gjithnjë e më të rëndësishëm ndër përdoruesit e internetit. Në vitin 2010, Qendra Universale e Gjuhës Angleze realizoi një "Mision të Pamundur" me ndihmën e përdoruesve të internetit.