Saturday  Apr 5th   2025  
PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
RMB: sinqeriteti dhe ankimi
2011-01-20 02:11:09 cri komenti juaj Printoni

Për sa i përket reformës së kursit valutor të Kinës, çdo hap tregon përgjegjësinë e vendit për nxitjen e bilancit të pagesave. Lidhur me këtë, ekonomisti Zhang Bin, thotë:

"Ruajtja e bilancit të pagesave është në favor jo vetëm të vendeve të tjera, por vetë Kinës. Suficiti tepër i madh tregtar nuk është krejtësisht në dobi të vendit dhe do të ngjallë për pasojë luftën tregtare. Shpresojmë që nëpërmjet politikës së kursit valutor dhe rregullimit të strukturës ekonomike, bilanci i objekteve kryesore të tregtisë së jashtme, të zërë një peshë të arsyeshme kundrejt GDP-së."

Ekonomisti kinez Yuan Gangming, parashikon se vizita e Kryetarit Hu Jintao, në SHBA do të jetë një proces pajtimi, kompromisi dhe bisede paqësore për problemin e tregtisë dhe në atë të kursit të këmbimit.

Disa ditë më parë zëvendës Guvernatori i Bankës Qendrore kineze, Yi Gang, tha se në vitin 2011, Kina do ta bëjë RMB-në më elastike për të pakësuar suficitin tregtar. Natyrisht, rritja ose ulja e kursit të RMB-së varet më shumë nga tregu. SHBA-ja, që ka qenë për "tregun e lirë", duhet të mos shpresojë në ndërhyrjen politike të qeverisë kineze. (Wang Lei)


1 2 3 4
Mrekulli
E hënë
E martë
E mërkurë
E enjte
E premte
E shtunë
E diel
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China