PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
RMB: sinqeriteti dhe ankimi
2011-01-20 02:11:09 cri komenti juaj Printoni

Kina ka me të vërtetë një suficit kolosal tregtar me SHBA-në, por struktura e tregtisë kineze, sidomos tregtia e përpunimit, ka zënë gjysmën e kësaj hapësire. Karakteristika e tregtisë së përpunimit është "suficiti në Kinë dhe fitimet në vende të tjera". Lidhur me këtë, tjetër zyrtar kinez pranë Komitetit Kombëtar të Zhvillimit dhe të Reformës, Zhang Yansheng, shpjegon:

"Tregtia e përpunimit është pasojë e globalizimit. Globalizimi shkakton ndarjen e procesit të prodhimit në hallka. Kompanitë ndërshtetërore i shpërndajnë hallkat e prodhimit në të gjithë botën. Ato e shikojnë Kinën si hallkën që kërkon më shumë krah pune, sepse krahu i punës është më i lirë në Kinë. Në të gjitha hallkat e tregtisë, 80% e vlerës krijohet në vendet e zhvilluara, si SHBA, Japoni, Kore e Jugut, Evropë etj., kurse vetëm 20% realizohet në Kinë. Këto produkte vijnë nga Kina, pra quhen 'Made in China'."

Pikërisht ndarja e procesit të prodhimit dhe jo "nënvleftësimi i RMB-së" ka shkaktuar një suficit të madh tregtar në Kinë. Gazetari i Agjencisë kineze të lajmeve Hsinhua, Li Changjiu, mori iPad-in si shembull. Kina eksporton një iPad në SHBA me çmim 290$, por ajo fiton vetëm 14.5$. Prandaj SHBA-ja s'ka arsye t'i ushtrojë presion Kinës për deficitin tregtar.

Tjetër shkak kryesor i deficitit tregtar të SHBA-së ndaj Kinës është kufizimi që SHBA-ja i bën Kinës në eksportimin e produkteve të teknologjisë së lartë. Kufizimet e SHBA-së në këtë drejtim përfshijnë mbi dy mijë produkte të dhjetë kategorive.

1 2 3 4
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China