Që nga viti 1978, Kina filloi gradualisht reformën e kursit valutor të RMB-së. Ngritja e vlerës së monedhës kineze ka shkaktuar humbje të mëdha për ndërmarrjet vendase që eksportojnë. Këto humbje janë më të mëdha se përfitimet e ndërmarrjeve që importojnë. Chen Haixian, pronari i një kompani në provincën Zhejiang të Kinës, mendon se ngritja e vlerës së RMB-së ka ndikuar aftësinë konkurruese të kompanisë së tij.
"Pasoja e drejtpërdrejtë e ngritjes së vlerës së RMB-së është ulja e aftësisë konkurruese në eksportim. Duhet të ngremë çmimin që të ruajmë fitime të arsyeshme. Nëse vlera e RMB-së do të vazhdojë të ngrihet, do ta kemi vështirë të mbrojmë tregun tonë ekzistues."
Por pavarësisht nga humbjet e mëdha të kompanive kineze, vlera e RMB-së është ngritur pandërprerë. Por, Sekretari amerikan i Thesarit Geithner, shpreson që ajo të ngrihet më shpejt. Atëherë, çdo shpejtësi do ta kënaqë SHBA-në?
Le të shohim gjendjen e monedhës amerikane, USD-së. Që nga vitet e 70-të të shekullit të XX, vlera e USD-së u ul vazhdimisht dhe për rrjedhin detyroi ngritjen e monedhave të tjera. Në fillim të nëntorit të vitit të kaluar, Rezerva Federale, lajmëroi rifillimin e politikës së lirë në emetimin e monedhave. Ajo do të blejë këtë vit obligacione kombëtare afatmesme prej 600 miliardë dollarësh. Zyrtari kinez për politikën monetare, Xia Bin, mendon se raundi i dytë i politikës së lirë të emetimit të monedhës, do ta dëmtojë dollarin amerikan. Fitimet e SHBA-së do të jenë të përkohshme, kurse në një të ardhme të largët, kjo do të shkaktojë zhvlerësimin e USD-së.