Që nga viti 1993 deri në vitin 2009, vëllimi tregtar kino-amerikan u rrit nga 27.65 miliardë dollarë në 298.2 miliardë dollarë. Gjatë 17 viteve, Kina, pati një suficit tregtar me SHBA-në prej 1.06 trilionë dollarësh. Dhe në fakt kjo është një nga arsyet më kryesore që SHBA-ja kërkon ngritjen e vlerës së RMB-së. Ndërkohë, ekonomisti kinez Yuan Gangming, e quan këtë një pretekst të qeverisë amerikane për të tërhequr vëmendjen e qytetarëve.
"Mendoj se z. Obama ka presion të madh të brendshëm. Pas Krizës financiare, ekonomia amerikane nuk u rimëkëmb dhe veçanërisht Obama, pësoi humbje në zgjedhjet parlamentare të mes mandatit. Pikërisht për këtë, ai deklaron se tregtia amerikane po humb nga Kina. Ai e ka mbajtur gjithmonë kursin e RMB-së si pretekst."
Pas reformës kineze në kursin valutor, nga viti 2005 deri në 2008-ën, vlera e RMB-së u rrit 21.1% me USD, por pikërisht në këtë periudhë deficiti tregtar i SHBA-së me Kinën u rrit 21.6% në vit. Këto fakte tregojnë se çekuilibrimi tregtar midis dy vendeve nuk ndodh për faj të RMB-së. Por atëherë, kush është fajtori?
Zv/drejtori i Tregtisë së Kinës, Gao Hucheng, u përgjigj kështu më 7 janar në Berlin.
"Duhet të vë në dukje se kursi valutor nuk është shkaku kryesor që ndikon ekuilibrimin e tregtisë botërore. Prej kohësh vendet e zhvilluara e kanë tërhequr industrinë e manifakturës në vendet në zhvillim. Kështu shkaktohet struktura e tregtisë botërore. Pra, vendet në zhvillim luajnë si prodhuese, kurse vendet e zhvilluara bëhen konsumatore dhe kjo është rrënja e çekuilibrimit të tregtisë botërore."