Pas tërmetit 5.8 ballësh që tronditi më 10 mars provincën Yunnan, Ministria kineze e Financave dhe Ministria e Punëve Civile, vunë në dispozicion një fond ndihme nga qeveria qendrore, prej 55 milionë juanë.
Të dhënat e fundit, tregojnë se tërmeti shkaktoi 25 të vdekur dhe afro 250 të plagosur, ndërsa fatkeqësia ka mbërthyer mbi 300 mijë njerëz. Sipas njoftimeve, mbi 10 mijë shtëpi u shembën. Infrastruktura rrugore, furnizimi me energji elektrike, linjat e telekomunikacionit dhe shkollat u dëmtuan gjithashtu.
Grupet e mbrojtjes civile, të dërguara nga Këshilli i Shtetit të Kinës, po punojnë në zonat e prekura nga tërmeti. (Çang Çuo)
LINK:
Tërmeti i fuqishëm në Japoni shkakton cunami
Wen Jiabao, premton ndihma për Japoninë
Qeveria jep 55 milionë juanë pas tërmetit në Yunnan
Kinë, tërmet në Yingjiang, 22 të vdekur
Tërmet 7.3 ballësh në detin afër Japonisë