Një tërmet i fuqishëm 7.3 ballësh sipas shkallës Rihter, goditi paraditen e së mërkurës, rajonin detar në veriperëndim të Japonisë. Deri tani nuk ka raportime për të vdekur, të plagosur apo dëme materiale.
Sipas vëzhgimeve të Agjencisë Meteorologjike Japoneze, tërmeti ra në orën 11:45 sipas kohës lokale me epiqendër 160km larg Gadishullit Ajika-hantou, me thellësi në epiqendër 10 km.
Pas tërmetit, Agjencia Meteorologjike Japoneze, dha alarmin për cunami.