Një tërmet i fuqishëm 5.8 ballësh sipas shkallës Rihter, tronditi në orën 15 e 20 të 10 marsit, distriktin Yingjiang të provincës Yunnan, në Kinës Jugperëndimore. Deri tani numërohen 22 njerëz të vdekur dhe 168 të tjerë të plagosur.
Pas tërmetit, autoritetet dhanë alarmin e shkallës së 3-t dhe dërguan në grupet e ndihmës në zonën e prekur nga tërmeti.
Lëkundjet, lanë pas edhe shumë dëme materiale. Shumë shtëpi kanë pësuar dëmtime serioze. Edhe zonat për rreth kanë ndjerë lëkundjet e tërmetit.
(Çang Çuo)