Tërmeti i fuqishëm që tronditi Japoninë më 11 mars, shkaktoi alarm për cunami në disa vende që lagen nga Oqeani Paqësor. Lëkundjet e tërmetit u ndjenë në pjesën verilindore të Japonisë, duke shkaktuar të paktën vdekjen e 59 njerëzve dhe shumë të plagosur.
Pas tërmetit, u mbyllën përkohësisht aeroporti ndërkombëtare Narita i Tokios. Ndërkohë qeveria japoneze po dërgon repartet e mbrojtjes civile në zonat e fatkeqësisë për të ndihmuar njerëzit e prekur.
Alarmin për cunami e lëshoi edhe Drejtoria Meteorologjike e Japonisë. Sipas saj cunami do të prekë në orët në vijim, brigjet e Oqeanit Paqësor brenda territorit të Japonisë. (Sihai)