PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Unë jam nga Xinjiang-u
2014-11-21 16:42:54 CRI Komenti juaj Printoni

10. "U largova nga vendlindja, prefektura autonome e kombësisë kazake Ili, kur isha 15 vjeç. Si të gjithë njerëzit nga Xinjiang-u që punojnë në Pekin, kurrë nuk kam reshtur së kërkuari ushqimet e shijshme të Xinjiang-ut në kryeqytet. Por goja më lëshon lëng edhe për ushqimet pekinase." Albek, 30 vjeç, punëtor në një pikë karburanti CNG në Pekin.

11. "Fëmija im i tretë e ka ndryshuar krejtësisht jetën e familjes sime. Ai ka paralizë cerebrale dhe familja ime duhet të harxhojë gjithë paratë për të kuruar sëmundjen e tij. Kam shitur shishqebapë për 30 vjet në Pekin dhe i jam mirënjohës çdokuj që na ka ndihmuar. Dëshira ime më e madhe është që djali im të shërohet shpejt dhe të marrë një arsimim të mirë. Dëshiroj që ai të flasë gjuhën ujgure dhe të trashëgojë traditat tona." Arlek, 61 vjeç, ujgur, në Pekin.

12. "U largova nga Xinjiang-u për herë të parë në vitin 2013, dhe kam shitur fruta në Sanlitun në qendër të Pekinit për më shumë se 1 vit pa gruan time. Mendoj se pekinasit janë shumë të mirë me njerëzit nga Xinjiang-u." Rozi Mora, shitës ambulant në Pekin.

13. "Bashkëshortja ime ka gradën 'doktor'. Shumë shokë më pyesin nëse ndiej presion që jam martuar me një grua me një grade të tillë. Jo, nuk kam aspak. Ajo është një amvisë shumë e mirë. Megjithëse ne jetojmë në Xian, kryeqendra e provincës Shaanxi në veriperëndim të Kinës, kam dëshirë të projektoj rrugë për vendlindjen sime." Alijiang, 27 vjeç, ujgur. (Foto: qq.com)


1 2 3 4
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China