1. Fotografi Kurbanjan ka udhëtuar nëpër Kinë qysh nga marsi, duke regjistruar jetën e përditshme të mbi 100 vetave nga Xinjiang-u që punojnë në 20 qytete kineze.
"Kur largohen nga Xinjiang-u për në qytete të tjera kineze, ata bëhen 'një pakicë e vërtetë', sepse flasin gjuhë të ndryshme dhe kanë një mënyrë jetese dhe fe të veçantë," shkruan Kurbanjani.
Fotografi dëshiron që fotografitë e tij t'i ndihmojnë banorët e kombësisë hane t'i njohin më mirë njerëzit nga Xinjiang-u. "Ata janë si ti dhe si unë, dhe përpiqen për një jetë më të mirë."
2. "Erdha në Pekin për të realizuar ëndrrën time për t'u bërë aktore. Në fillim gjuhën mandarine nuk e flisja mirë kur mora një rol kryesor në serialin televiziv 'Princesha Perlë', por çdo fjali e shqiptoja me gjithë zemrën time. Kjo më ka bërë të kuptoj çfarë do të thotë të punosh për shumë për ëndrrat e tua." Medina Maimaiti, 27 vjeçe, aktore.
3. "Unë jam ujgur, por shumë njerëz më përshëndetin me 'Hello', dhe unë mund t'u përgjigjem në anglishte. Kam lindur në Xinjiang, por jam rritur në Pekin, sepse prindërit e mi punojnë atje. Më pëlqejnë edhe Pekini, edhe Xinjiang-u, sepse shokët e klasës janë nga Pekini dhe të afërmit janë në Xinjiang." Ivani, 7 vjeç, nxënës në klasën e parë të shkollës fillore "Fendou" në Pekin.