PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
15 vjet nga kthimi i Hong Kongut/ Sanksionet ndaj Iranit/ Integrimi europian i Shqipërisë
2012-07-06 19:59:10 CRI komenti juaj Printoni

Emigrantët kthehen në Shqipëri për pushimet verore

Pushimet verore dhe deshira per te pushuar se bashku me familjet ne atdhe kane shtuar fluksin e emigraneve ne pikat e kalimit doganor me Greqine.

Te dhenat e fundit flasin per nje numer te shtuar kalimesh ne doganen e Kapshtices dhe ate te Kakavijes, duke krijuar edhe rradhe dhe pritje te gjata.

Sipas te dhenave zyrtare, ne Kakavije ne fillim të korrikut kanë hyrë 2862 persona dhe 3566 mjete, ndërsa kanë dalë 3566 persona dhe 860 mjete.

Edhe Stacioni Kufitar i Tre Urave në Përmet, ka pasur fluks, por jo aq sa në Kakavije. Fluksi i personave që janë kthyer në Shqipëri në ditën e parë të korrikut, është shoqëruar edhe me fluksin e automjeteve.

Ne Kapshticë jane regjistruar rreth 4200 persona qe kane hyre me 1800 mjete . Pala shqiptare punon me 6 sportele, ndëra pala greke me 3 të tilla.

Pala shqiptare në Kakavije, ka punuar me tre sportele në hyrje dhe po kaq në dalje. Ndërsa pala greke, ka punuar me tre sportele në hyrje dhe po kaq në dalje. Janë shfaqur edhe radhë të shqiptarëve që rrugëtonin drejt Greqisë përmes Kakavije.

Ne Kapshtice pala shqiptare aktualisht operon me gjashtë sportele në hyrje dhe dy në dalje, ndërsa pala greke vetëm me tre të tilla.

Në 24 orët e para të muajit korrik numri i emigranteve qe kane hyrë në Shqipëri kalon shifren 5 mije vete dhe me shume se 2000 automjete. Autoritetet doganore bejne me dije se pritet qe numri te rritet javen e ardhshme, e bashke me te edhe masat per evitimin e radheve te gjata e pritjeve ne kufi.

Për të përballuar fluksin në rritje të emigrantëve shqiptarë në këto ditë të sezonit veror dhe për të shmangur radhët e pritjes, Policia Kufitare e Gjirokastrës ka dyfishuar numrin e sporteleve, për të bërë të mundur që gjatë procedurave, qendrimi në to të mos jetë më shumë se dy minuta për ç'do kalimtarë.

Burime zyrtare nga Drejtoria Rajonale e Kufirit për qarkun e Gjirokastrës pohuan sot se "janë marrë të gjitha masat për të përballuar me sukses fluksin e emigrantëve, ndërsa shërbimi i ofruar do të jetë konform parametrave bashkëkohore, ku një emigrantë nuk do të qëndrojë më shumë se dy minuta gjatë kontrollit të dokumentacionit përkatës në sportelet doganore".

Të njëjtat burime thanë se këtë vit parashikohet që numri i emigrantëve shqiptarë të jetë më lartë se ai i një viti më parë, kjo edhe për shkak të krizës ekonomike në Greqi, si dhe të liberalizimit të vizave.

Me temperaturat e larta të stinës së nxehtë, vetëm nga fillimi i këtij muaji, kanë lëvizur në të dy anët e kufirit që lidh Shqipërinë me vendin fqinj, Greqinë, rreth 40 mijë persona.

Në prefekturën e qarkut jugor, në kufirin Shqipëri-Greqi, funksionojnë me kohë të plotë dy pika vendkalime kufitare, ajo e Kakavijës, që ndodhet rreth 25 kilometra larg qytetit të Gjirokastrës, në drejtim të jugut dhe "Tre Urat", që ndodhet rreth 22 kilometra larg qytetit të Përmetit, në drejtim të perëndimit. Ndërsa pika kufitare e Sopikut, që ndodhet rreth 50 kilometra larg qytetit të Gjirokastrës në komunën e Pogonit, funksionon vetëm për këmbësorët.

Emigrantët tregojnë se këtë vit pushimet e tyre do të jenë me një buxhet të kufizuar, për shkak të krizës europiane ne vendet ku ata punojnë dhe jetojnë. Fluksi i emigrantëve që kthehen për pushime pritet të rritet gjatë javëve në vijim. (Vera/Ardi Pulaj)


1 2 3 4
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China