PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
15 vjet nga kthimi i Hong Kongut/ Sanksionet ndaj Iranit/ Integrimi europian i Shqipërisë
2012-07-06 19:59:10 CRI komenti juaj Printoni

Komentohet 15 vjetori i rikthimit të Hong Kongut

Më 1 korrik u festua 15 vjetori i rikthimit të Hong Kongut autoriteteve kineze. Me këtë rast qeveria e rajonit të posaçëm administrativ të Hong Kongut zhvilloi një sërë aktivitetesh madhështore për të festuar këtë ditë. Pesonalitetet nga fusha të ndryshme mendojnë se pas rikthimit të Hong Kongut autoriteteve kineze, kjo perlë e Lindjes po bëhet gjithnjë e më shumë një forcë tërheqëse.

Gjatë 15 vjetëve, qeveria kineze forcoi pandërprerë masat e shumta për të vendosur politika të ndryshme në mbështetjen e zhvillimin e Hong Kongut. Zbatimi i kursit të një shteti me dy sisteme në Hong Kong ka ruajtur zhvillimin dhe stabilitetin e ekonomisë dhe harmoninë e shoqërisë të Hong Kongut. Në këto vitet e fundit Hong Kongu konsiderohet si një nga zonat ekonomike më me vitalitet dhe më i hapur në botë, duke ruajtur vendin e tij si port i rëndësishëm tregtar dhe ekonomik ndërkombëtar. Në vitin 2011 vëllimi i përgjithshëm i ekonomisë së Hong Kongut u shtua me 60% në krahasim me vitin 1997, sipas një raporti të Institutit zvicerian të zhvillimit dhe administrimit ndërkombëtar. Aty vihet në dukje se në vitin 2011, Hong Kongu u rradhit në vendin e parë të listës së qyteteve me forcën më tërheqëse të botës.

Kryeadministratori i parë i rajonit të posaçëm të Hong Kongut, Dongçihua ka ndjekur nga afër rikthimin e Hong Kongut autoriteteve kineze dhe zbatimin e politikës së një shteti me dy sisteme. Ai u shpreh se gjatë 15 viteve të kaluara, Kina ka qënë gjithnjë në mbështetje të zhvillimit të Hong Kongut, nga ana tjetër, strategjia një shtet me dy sisteme i ka dhënë Hong Kongut prioritet të papara. Me përpjekjet e banorëve atje, Hong Kongu ka kapërcyer vështirësi të ndryshme dhe ka ruajtur stabilitetin dhe qendrueshmërinë.

Gjatë 15 vjetëve, hong kongasit marrin pjesë në bursë, në garat e kuajve, të rinjtë janë më të dhënë pas globalizimit dhe i kushtojnë më shumë rëndësi produkteve të reja, njëlloj si në vende të ndryshme të botës. Lidhjet midis Hong Kongut dhe pjesës së brendshme të Kinës janë më të ngushta. Në çdo kohë kur jeta e kongkongasve ose ekonomia e Hong Kongut pati vështirësi, qeveria qendrore dhe banorët e pjesës kontinentale dhanë ndihmën e tyre. Kjo tregon plotësisht ndjenjat e ngushta midis banorëve të të dy pjesëve.

Personalitetet ndërkombëtare nga fusha të ndryshme vlerësojnë ndryshmin e madh të Hong Kongut gjatë 15 vjetëve. Agjencia e lajmeve Reuters shkroi një koment ku thuhet se zhvillimi i Hong Kongut gjatë 15 vjetëve nuk mund të ndahet nga mbështetja e Pekinit. Njëkohësisht Hong Kongu ka luajtur rol shumë të rëndësishëm për zhvillimin e Kinës. Me rastin e rikthimit të Hong Kongut autoriteteve kineze, qeveria qendrore i ka paraqitur Hong Kongut mbi 30 projekte të reja bashkëpunimi. Kjo do të konsolidojë më tej pozicionin e e Hong Kongut si qendër e rëndësishme financiare globale.

Rrjeti televiziv amerikan CNN në një koment të posaçëm tha se politika një shtet me dy sisteme që u zbatua pas rikthimit të Hong Kongut autoriteteve kineze ishte një zgjedhje e mirë dhe tani është paraqitja më e mirë e shpirtit real të Kinës. Sot, pjesa dërrmuese të hongkongasve besojnë se kjo politikë do të jetë më e mirë dhe se e ardhmja e Hong Kongut do të jetë edhe më e bukur.

Me rastin e 15 vjetorit të rikthimit të Hong Kongut, guvenatori i legjislaturës së re të rajonit të posaçëm administrative, Liang Zhenying tha në ceremoninë kur mori detyrën se sot Hong Kongu ndodhet në një pikënisje të re dhe se përballet me një shans të ri zhvillimi. Në rrugën e ardhshme do të përballet edhe me kriza dhe sfida të reja, por me mbështetjen këmbëngulëse të Pekinit, me përpjekje të përbashkta të banorëve hongkongase, e ardhmja e Hong Kongut do të jetë edhe më e mirë.

1 2 3 4
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China