Euro 2012 zbut krizën e borxheve europiane
Më 8 qershor, u hap në Poloni kampionati europian i futbollit për vitin 2012 që do të zgjatë për 24 ditë. Për shkak të pjesëmarrjes së shumë yjeve të futbollit, ky kampionat që zhvillohet një herë në 4 vjet quhet "Kupa e vogël botërore". Euro 2012 zhvillohet në kohën e krizës së borxheve në Eurozonë dhe ndjekja e ndeshjeve të futbollit shihet si një zgjedhje e mirë për mënjanimin e përkohshme të krizës.
Greqia e Spanja ishin kampione në dy kampionatet e futbollit europian në të kaluarën dhe pikërisht këto dy vende po gjenden tani në qendrën e stuhisë së krizës së borxheve. Më 17 qershor, në Greqi do të zhvillohet raundi i ri i zgjedhjeve të përgjithshme dhe rezultati i zgjedhjeve do të vendosë qëndrimin apo jo të këtij vendi në Eurozonë. Kurse Spanja sapo i paraqiti Bashkimit Europian kërkesën për 100 miliardë euro ndihmë urgjente. Njëkohësisht ekonomitë më të fuqishme në Eurozonë Gjermania e Franca mbajnë qëndrime të kundërta në dy drejtime strategjike të shkurtimit financiar e të sigurimit të rritjes, prandaj është ende e paqartë perspektiva e zgjidhjes së krizës.
Prandaj Europës në kohë krize i nevojitet shumë futbolli për mbajtjen lart të moralit të qytetarëve. Kapiteni i skuadrës së Greqisë, Karagounis u shpreh se gjendja e tanishme në vend e ka nxitur skuadrën të veprojë siç duhet në fushën e lojës. Në Spanjë, njerëzit shpresojnë që skuadra kombëtare do të fitojë përsëri titullin e kampionit dhe se kjo do të nxisë jo vetëm konsumin e brendshëm, por edhe zhvillimin ekonomik.
Në artikullin e gazetës ukrainase "National" thuhet se hapja e kampionatit Euro 2012 u solli dritë europianëve që gjenden në krizë. Për grekët, futbolli do t'i inkurajojë ata të kapërcejnë vështirësinë.
Krahas rolit të inkurajimit, Euro 2012 do t'i sjellë Europës përfitime reale. Së pari, unioni i futbollit europian do të fitojë të paktën 1.6 miliardë dollarë të ardhura nga transmetimet televizive. Çdo skuadër pjesëmarrëse do të marrë shpërblime 10 herë më të larta se ato të kupës botërore dhe skuadra kampione do të marrë 23.5 milionë euro shpërblim. Njëkohësisht sektorët si ai i turizmit, hotelerisë, i reklamave etj. do t'u sjellin vendeve të ndryshme europiane përfitime të mëdha. Veçanërisht për Poloninë e Ukrainën që organizojnë Euro 2012, ndërtimi i infrastruktures do të nxisë zhvillimin e vendit.
Për europianët, megjithëse kriza e borxheve është një proces i vështirë, ata do të harrojnë përkohësisht shqetësimet, sepse futbolli sjell gëzim.
Rubrika<<<
Kur duhet të dalim në pension?