PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Plani i shtyrjes së moshës së pensionit në Kinë ngjall diskutime
2012-06-15 18:54:09 CRI komenti juaj Printoni

Plani i shtyrjes së moshës së pensionit në Kinë ngjall diskutime

Ministria e Burimeve Njerëzore e Sigurimeve Shoqërore e Kinës deklaroi se qeveria po planifikon të zbatojë politikën elastike të shtyrjes të moshës së daljes në pension dhe do të kërkojë mendime ekspertëve të fushave të ndryshme të shoqërisë për këtë. Pas publikimit, ky lajm ka tërhequr vëmendjen e publikut.

Sipas politikës së tanishme të pensionit të Kinës, punonjësi që mbush moshën 60 vjeç dhe punonjësja që arrin moshën 55 vjeçe dhe punëtorja me moshën 50 vjeçe mund të dalin në pension. Kur hartohej kjo politikë, mosha mesatare për kinezët ishte vetëm 50 vjeç, kurse tani kjo moshë ka kaluar 70 vjeç dhe Kina ka hyrë në atë që cilësohet si "shoqërinë e plakur". Plakja e popullsisë ka ushtruar një sërë ndikimesh mbi zhvillimin shoqëror e ekonomik të Kinës, si për shembull mungesa e pensionit. Prandaj shtyrja e moshës së daljes në pension përputhet me prirjen e plakjes së popullsisë dhe mund të zbusë mungesën e pensionit.

Por sipas një ankete të mediave zyrtare, shumica e qytetarëve kundërshton këtë politikë, pasi shqetësohen se do të pengojë punësimin e të rinjve.

Lidhur me këtë, specialistët thonë se në fakt publiku nuk duhet të shqetësohet. Tani kërkesa e oferta në fushën e punësimit të Kinës janë në përgjithësi të ekuilibruara dhe të rinjtë kanë raste të mjaftueshme për punësim. Njëkohësisht kjo është një politikë elastike, domethënë çdo njeri mund të zgjedhë kohën e daljes në pension sipas gjendjes.

Profesori i universitetit Zhongshan Shen Shuguang, shprehet se në disa vende të botës është shtyrë mosha e daljes në pension. Për shembull në Francë, mosha e daljes në pension është shtyrë në 62 vjeç, në SHBA kjo moshë është shtyrë në 66 vjeç. Sistemi i përsosur i sigurimeve shoqërore në vendet e zhvilluara është garancia për zbatimin e politikës së shtyrjes së moshës së daljes në pension. Profesori Shen shpreson se kur zbatohet kjo politikë në të ardhmen, në Kinë do të përsoset më tej sistemi i sigurimeve shoqërore për të siguruar interesat e pensionistëve.

Rubrika<<<
Kur duhet të dalim në pension?


1 2 3
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China