PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Plani i shtyrjes së moshës së pensionit në Kinë ngjall diskutime
2012-06-15 18:54:09 CRI komenti juaj Printoni

Paqartësi për perspektivën e Greqisë në Eurozonë

Të dielën do të zhvillohen Greqia do të zhvillojë përsëri zgjedhjet parlamentare dhe kriza e borxheve që është e pranishme prej mbi dy vjetësh në këtë vend do të jetë sërish një pikë kyçe. Me afrimin e zgjedhjeve, është ende e paqartë nëse Greqia do të tërhiqet nga Eurozona.

Në fillim të majit, zgjedhësit grekë që kundërshtojnë masat e shkurtimeve ekonomik i hoqën shumicën e vendeve në parlament dy partive kryesore që përkrahin shkurtimet dhe si rezultat, dështuan përpjekjet përfundimtare për krijimin e kabinetit qeveritar në Greqi. Opinioni publik parashikon gjerësisht se nëse fiton në zgjedhjet e 17 qershorit partia e djathtë, Koalicioni i Djathtë Radikal që kundërshton shkurtimet ekonomik, Bashkimi Europian e Fondi Monetar Ndërkombëtar do të ndërpresin ndihmën financiare, pastaj në fund të qershorit, për shkak të mungesës së fondeve për shlyerjen e borxheve, Greqia do të tërhiqet nga Eurozona, madje edhe nga Bashkimi Europian.

Me shtimin e rrezikut të tërheqjes së Greqisë nga Eurozona, më shumë grekë kanë shprehur dëshirën për qëndrimin në këtë zonë. Sipas një ankete të fundit të publikuar në fund të majit, mbi 80% e grekëve shpresojnë të qëndrojnë në Eurozonë. Kjo përqindje është më e lartë se 70% para raundit të parë të zgjedhjeve të përgjithshme. Njëkohësisht rreth 60% e grekëve u shprehën se për të qëndruar në Eurozonë, ata dëshirojnë të pranojnë reformën e përshtatshme të shkurtimeve ekonomike. Udhëheqësi i Koalicionit të Djathtë Radikal Aleksis Tsipras u shpreh të mërkurën se kjo parti do të bëjë përpjekje për ta ndihmuar Greqinë të qëndrojë në Eurozonë.

Analistët vënë në dukje se pavarësisht se kush merr pushtetin, qeveria e re greke nuk do të tërhiqet me iniciativë nga Eurozona dhe njëkohësisht nuk do të zbatojë pa kushte masat e tanishme të shkurtimeve. Parashikohet se do të diskutojë me Bashkimin Europian e me Fondin Monetar Ndërkombëtar për kushtet e qëndrimit në Eurozonë.

Nga ana e Eurozonës, tërheqja e Greqisë do të zgjerojë rrezikun e krizës së borxheve dhe kjo zonë ka vështirësi të përballojë pasojat nga tërheqja e Greqisë. Prandaj udhëheqës të Bashkimit Europian e të vendeve kryesore të këtij bashkimi, të Gjermanisë, të Francës etj. janë shprehur disa herë se nuk do të lejohet falimentimi i lehtë i Greqisë.

Kryeekonomisti i bankës së tregtisë së jashtme të Francës Patrik A Curtis mendon se megjithëse Greqia ka mundësi ta kapërcejë vështirësinë e qershorit, ky vend do të tërhiqet më në fund nga Eurozona, sepse në Greqi, deficiti është i lartë dhe është keqësuar gjendja e makroekonomisë.

Nga ana e tij, sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Bashkëpunimit e Zhvillimit Ekonomik, Angel Gurria u shpreh se megjithëse tani palët nuk shpresojnë të shohin largimin e Greqisë nga Eurozona, tërheqja e këtij vendi ka mundësi të jetë një projekt i thjeshtë për zgjidhjen e krizës së borxheve. Por ekonomitë e ndryshme botërore duhet të bëjnë përgatitje për të përballuar pasojat që do të sjellë një gjë e tillë.

Rubrika<<<
Kur duhet të dalim në pension?


1 2 3
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China