PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina kundër taksës së karbonit dhe i ftohti i acartë në Europë dhe Azi
2012-02-10 21:48:20 CRI komenti juaj Printoni

I ftohti i acartë përfshiu Azinë dhe Evropën

Këtë javë, nuk u ndal i ftohti i acartë në kontinentin Aziatik dhe atë Evropiane dhe në shumë vende u shënuan temperatura ekstreme, më të ultat gjatë 100 vjetëve. Deri të mërkurën, të paktën 368 veta humbën jetën nga i ftohti në Europë.

Ukraina shënoi numrin më të lartë të viktimave. Raportohet për mbi 100 të vdekur dhe shumë prej tyre humbën jetën nëpër rrugë nga i ftohti. Ndërsa dëbora e madhe në Shqipëri bllokoi rrugët, duke krijuar probleme në qarkullimin e automjeteve, por në të njëjtën kohë duke izoluar edhe mjaft fshatra të bllokuar nga bora në zonat malore. Autoritetet niën operacionet në ndihmë të banorëve, ndërkohë që iu bë thirrje edhe vullnetarëve që të ndihmonin autoritetet në përpjekjet për t'u ardhur në ndihmë banorëve.

Në Romë ra dëbora më e dendur e këtyre 30 viteve të fundit. I ftohti dhe dëbora e vazhdueshme e detyruan Serbinë të shpallte gjendjen e emergjencës në fillim të javës.

Edhe në Azi u shënua dimri më i ftohtë i këtyre viteve të fundit. Në veri të Kinës, temperatura u ul në minus 40 gradë Celsius. Dëbora e madhe që vazhdoi disa javë në veri të Japonisë shkaktoi 60 të vdekur. Temperatura në Seul, kryeqytetin e Koresë së Jugut shënoi rekordin më të ulët gjatë 55 vjetëve.

Temperaturat e ulta dhe dëbora e madhe shkaktuan ndërprerjen e qarkullimit të mjeteve dhe të energjisë elektrike. Në Evropë, u shtua dukshëm nevoja për gazin natyror. Si pasojë e bllokimit të qarkullimit të automjeteve, pati probleme në shpërndarjen e ushqimeve dhe zarzavate të freskëta, problem që u zgjidh në kohë.

Në sfondin e ngrohjes së klimës në mbarë globin, pse shfaqet i ftohti i ashpër? A mos ndoshta, kjo rrymë e ftohtë shënon ftohjen e Tokës? Shumë shkencëtarë shpjegojnë shkaqet e kohës së ftohtë.

Zëdhënësi i Organizatës Botërore të Meteorologjisë, Nalis mendon se moti i ftohtë i ashpër në Evropë shkaktohet nga masa ajrore me presion të lartë nga Siberia. Ai tha se kjo masë nga Siberia pengoi ecjen e ajrit të ngrohtë drejt Perëndimit, gjë që shkaktoi uljen ekstreme të temperaturave në Evropë. Ndërkohë, masa ajrore e ftohtë nga veriu hasi në rrymën e ngrohtë dhe të lagësht nga Mesdheu në Evropën Jug-Lindore, që solli dëborë të madhe në këtë rajon.

Specialisti kinez u shpreh se në mes të janarit, presioni ajror i Arktikut ishte më i lartë se presioni mesatar, prandaj ajri i ftohtë u shty në zonat e gjerësisë së mesme dhe si pasojë, i ftohti i acartë përfshiu Evropën, Kinën, Korenë e Jugut dhe Japoninë.

Shumica e meteorologëve thonë se nuk ka lidhje kontradikta midis të ftohtit të ashpër dhe ngrohjes së globit. Ngrohja globale nuk është e barabartë në kohë; ka fazën relativisht të ftohtë dhe gjithashtu fazën relativisht të ngrohtë, por në përgjithësi ngrohet klima. Temperatura e ulët e përkohshme nuk tregon ndalimin e tendencës së ngrohjes, ndërsa ftohtësia në disa zona nuk pengon ngrohjen në zona të tjera.

Sipas parashikimit të Organizatës Botërore të Meteorologjisë, me ngrohjen e globit, do të ndodhin më shpesh fenomene që do të ndikojnë motin, duke e bërë më ekstrem, më të fuqishëm dhe me influencë më të madhe. Shpesh here në forumet e Internetit apo në rrjetet sociale njerëzit nxitojnë të ankohen kur është shumë vapë në verë, ose shumë ftohtë në dimër. A janë në fakt njerëzit gati që moti ekstrem të bëhet një gjë e zakonshme? Për zbutjen dhe përshtatjen me ndryshimin e klimës, ne të gjithë duhet të bëjmë diçka. (Wang Lei/ Ardi Pulaj)


1 2 3 4
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China