PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina kundër taksës së karbonit dhe i ftohti i acartë në Europë dhe Azi
2012-02-10 21:48:20 CRI komenti juaj Printoni

Pasojat e taksës së karbonit

Kjo politikë e BE-së do të shtojë koston e industrisë së aviacionit ndërkombëtar prej 3.4 miliardë Euro në vit dhe kjo shtesë do të rritet nga viti në vit. Ato do të jenë të ardhura të tepërta për vendet e BE-së, por njëkohësisht, për mbi 2 mijë kompani të aviacionit në mbarë globin, rritja e kostos do të shndërrohet patjetër në shpenzime në kurriz të udhëtarëve.

Shoqata e Transportit Ajror të Kinës vuri në dukje se shpenzimet për taksën e lëshimit të karbonit ndaj BE-së do të rrisin çmimin e biletave të linjave për në Evropë, me 200-300 juanë për secilën, që shkon 30-36 euro.

Nënkryetari i Institutit Kërkimor Amerikan të Aeronautikës Bruce Miller tha se çmimi i biletës nga SHBA-ja në Evropë do të rritet me 70-90 dollarë dhe rritja e çmimit do të ulë 10 milionë udhëtarë me avion.

Rrugëdalja: Krijimi i mekanizmit unik të tregtimit në mbarë globin

Për zgjidhjen e problemit të lëshimit të karbonit, vetëm një projekt global, i hartuar në kornizën e Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit, do të jetë i arsyeshëm dhe i pranueshëm nga vendet e ndryshme.

Ekspertët vënë në dukje se për pakësimin e lëshimit të karbonit nga tërë sistemi i tranportit, metoda më efikase është përmirësimi i strukturës së transportit në tërësi, duke inkurajuar mjete dhe mënyra me aftësi të fuqishme të transportit dhe me shkarkim të ulët, që të rritet efektiviteti i energjisë në tërë sistemin e transportit.

Përsa i përket industrisë së aviacionit, pakësimi i shkarkimit mund të realizohet në bazë të përmirësimit të teknikës së fluturimeve, të avionëve dhe të motorrëve. P.sh. mund të hartohet një standard i ri i shkarkimit të aviacionit dhe të kufizohen dhe të përjashtohen avionët që nuk plotësojnë standardin.

Në këtë aspekt, BE-ja ka përvojë të suksesshme. Ai hartoi standardet e shkarkimit për automjetet, nga "Euro I" deri në "Euro VI", të cilat e kanë nxitur industrinë e automjeteve të përmirësojë teknologjinë për pakësimin e shkarkimit dhe të heqë automjetet e vjetra nga qarkullimi.

Krahas këtyre, energjia alternative do të jetë një tjetër mënyrë për pakësimin e lëshimit të karbonit. Aktualisht, disa vende po provojnë ta zëvendësojë lëndën djegëse trandicionale me atë ekologjike. P.sh., kompania ajrore holandeze "KLM" pati sukses në eksperimentin me lëndë djegëse ekologjike, të përpunuar me vaj.

Bashkëpunëtori i Qendrës Kërkimore të Karbonit të Ulët, pranë Akademisë së Ekonomisë Makroskopike të Kinës, Li Zhan Wu thotë së "për lëshimin e karbonit, duhet një rezolutë globale, e drejtë dhe e arsyeshme dhe jo mekanizmi i njëanëshëm i BE-së."

Komente për këtë temë, mund të ndiqni këtë faqe:

http://www.peshkupauje.com/2012/02/pyetje/kina-refuzon-pjesemarrjen-ne

1 2 3 4
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China