PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Dy për Shtatë (28 janar 2012)
2012-01-28 00:50:22 CRI komenti juaj Printoni

Konsumatorët koreano-jugorë përballen me rritjen e çmimit të naftës

Mes tensioneve në rritje mes vendeve perëndimore dhe Iranit, eksportuesit të tretë më të madh në botë të naftës, për programin bërthamor të Teheranit, çmimi i karburantit në Korenë e Jugut është rritur shumë, duke prekur xhepat e konsumatorëve.

Çmimi për një litër benzinë ishte 2139 won (rreth 1.91 dollarë amerikanë), në një pikë karburanti në Seulin qendror, duke kaluar kufirin prej 2000 won që ka përcaktuar qeveria.

Si për habi, çmimi në këtë pikë konsiderohej i ulët, në krahasim me pikat e tjera në kryeqytetin koreano-jugor.

Një qytetar që kishte shkuar aty tha se pika ishte pak larg shtëpisë së tij, por se çmimi ishte 10-20 won më pak se në pikat e tjera. Kim Yong-ho tha se këto ditë nuk ka qarkulluar shumë me makinë pasi çmimi i karburantit është shumë i lartë.

Sipas Korporatës Kombëtare Koreane të Naftës (KNOC), çmimi i karburantit në shkallë vendi ka qenë rreth 1975 won për litër, por ka pësuar një rritje në 21 ditët e fundit.

Çmimi mesatar i benzinës në Seul ishte më i larti, që arriti në vlerën rreth 2045 won. Furnizuesit lokalë të karburanteve fajësuan për këtë rritje çmimet po ashtu në rritje në botë, si pasojë e tensionit mes Iranit dhe komunitetit ndërkombëtar, që po i bën presion për programin bërthamor.

Qeveria e Koresë së Jugut mbështeti sanksionet e udhëhequra nga SHBA kundër Iranit, por ende nuk ka njoftuar zyrtarisht ndaljen e importit nga Irani. Një delegacion zyrtarësh amerikanë, të udhëhequr nga Robert Einhorn, këshilltar në Departamentin Amerikan të shtetit, vizitoi së fundi Seulin për të nxitur qeverinë koreano-jugore të ulë sasinë e naftës bruto të blerë nga Irani.

Koreja e Jugut, importuesja e pestë më e madhe në botë e naftës, merr 10% të naftës bruto nga Irani. Në takimin me delegacionin amerikan, koreano-jugorët shprehën shqetësimin për impaktin ekonomik që mund të kenë, nëse i bashkohen sanksioneve kundër Iranit.

Koreja e Jugut varet plotësisht nga prodhuesit e huaj për përmbushjen e nevojave energjitike dhe ndalimi i importeve të naftës iraniane, do të thotë një goditje e fortë për ekonominë e vendit.

Eksperti i institutit të kërkimeve Hyudai, Seongkeun Choi, thotë se sa më shumë të reduktohen importet e naftës iraniane nga Koreja e Jugut, aq më i rëndë do të jetë dëmi në ekonominë e vendit.

Sipas tij, çmimi i naftës që do të importohet në Korenë e Jugut në vend të naftës bruto iraniane, do të jetë më i lartë dhe se çmimet e produkteve, si pasojë do të rriten.

Ai paralajmëron se ulja e importeve nga Irani do të sjellë një inflacion të lartë, do të rrisë çmimet e konsumit dhe do të ngadalësojë rritjen ekonomike të vendit.

Sipas Petronet, që është degë e KNOC, Koreja e Jugut importoi 846.59 milionë fuçi nafte bruto në 11 muaj deri në nëntor të vitit të kaluar nga 23 vende, përfshirë Arabinë Saudite, Kuvajtin, Katarin, Iranin dhe Omanin.

Nafta iraniane ka qënë më e lira për Korenë e Jugut, me përjashtim të Kolumbisë, Omanit dhe zonës neutral Saudi-Kuvajt, ku bleu një sasi të vogël.

Eksperti Choi shton se reduktimi i importit të naftës iraniane do të kërcënojë edhe premtimin e presidentit Lee Myung-bak's për të ulur inflacionin në limitin e 3%.

Sipas Choi, kur reduktimi i naftës bruto iraniane dhe rritja e çmimit të karburanteve do të agravojë presionin inflacionist, do të jetë e vështirë për të stabilizuar çmimet. Prandaj ai thotë se Koreja e Jugut duhet të kontrollojë në mënyrën e duhur vendimin për reduktimin e importit të naftës nga Irani, për të minimizuar impaktin e sanksioneve në ekonominë e brendshme. (Ardi Pulaj)


1 2 3 4
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China