PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Dy për Shtatë (28 janar 2012)
2012-01-28 00:50:22 CRI komenti juaj Printoni

Palestinezët kërkojnë alternativa pas ndaljes së bisedimeve me Izraelin

Udhëheqësit palestinezë janë duke u përgatitur për të gjetur alternativa pasi gjashtë takimet shpjeguese me palën izraelite në Jordani, që pritej t'i jepnin një shtysë rinisjes së dialogut direkt në Lindjen e Mesme, përfunduan pa rezultat.

Burimet palestineze thanë se negociatori Saeb Erekat është shprehur gjatë takimit me homologun e tij izraelit Jitzhak Mulkho se palestinezët nuk do të vijojnë bisedimet në Jordani.

Sipas këtij burimi, Izraeli nuk ka treguar shenja pozitive që do të kontribuonin në rinisjen e bisedimeve direkte, duke shtuar se Jordania u njoftua për qëndrimin palestinez dhe se nuk do bëjë deklaratë përfundimtare, por do të presë për përpjekje të tjera arabe dhe ndërkombëtare.

Më herët palestinezët kishin caktuar 26 Janarin si ultimatum për fundin e takimeve shpjeguese, që nisën në kryeqytetin jordanez në 3 janar. Kuarteti për paqen në Lindjen e Mesme i përbërë nga SHBA, BE, Rusia dhe OKB-ja gjithashtu njoftoi se 26 janari do të shënonte fundin e takimeve për të gjetur konsensusin për çështjet e kufijve dhe të sigurisë.

Teksa Izraeli kërkoi vijimin e takimeve deri në prill, palestinezët këmbëngulnin për afatin e 26 janarit, pasi ky afat u përcaktua nga Kuarteti në shtator të vitit të kaluar.

Gjatë gjashtë takimeve, palestinezët përsëritën kërkesën për çështjet e kufirit dhe sigurisë, ndërsa Izraeli në takimin e tretë, prezantoi një dokument që përfshinte 21 pika me pozicionin e tij për bisedimet.

Palestinezët e kundërshtuan draftin izraelit dhe thanë se Izraeli nuk kishte prezantuar në detaje ato që ishin në thelb të bisedimeve, duke shtuar se vizioni izraelit për çështjet e kufijve dhe sigurisë minon vizionin e zgjidhjes për dy shtete.

Udhëheqësit palestinezë gjithashtu hodhën poshtë të gjitha njoftimet se takimet në Aman ishin rifillim i bisedimeve direkte mes Izraelit dhe Palestinës, që u ndërprenë në tetor 2010, pasi pala izraelite refuzoi të ndalte vendosjen e vendbanimeve hebreje në territorin palestinez.

Izraeli akuzoi palestinezët për gjetjen e justfikimeve të ndryshme për të sjellë dështimin e bisedimeve në Aman dhe që te mos nisë negociatat direkte të paqes. Ndërsa udhëheqësit palestinezë insistojnë që bisedimet direkte të mos zhvillohen derisa Izraeli të ndalojë plotësisht vendosjen e vendbanimeve në Bregun Perëndimor dhe Jeruzalemin Lindor.

Drejtori i Qendrës së Kërkimeve dhe Studimeve në Bregun Perëndimor, Hani al-Masri, thotë se palestinezët kanë pranuar të shkojnë në takimet e Amanit pas presionit jordanez mbi ta, duke shtuar se ishte shansi i fundit që iu dha Izraelit dhe t'i tregohet botës se kush në të vërtetë bllokon bisedimet e paqes.

Sipas al-Masrit, udhëheqësit palestinezë, pas kësaj, kanë alternativa të tjera zgjedhjeje që do të studiohen dhe do të vendoset për to pas 26 Janarit.

Bisedimet në Aman ishin vazhdim i bisedimeve të propozuara nga Kuarteti në shtatorin e kaluar, për të shqyrtuar mundësitë ekzistuese për rinisjen e bisedimeve direkte të paqes.

Profesori i shkencave politike në Universitin Beir Zeit të Bregut Perëndimor, Samir Awad, thotë se është e dukshme se takimet e Amanit nuk kanë sjellë asnjë rezultat pozitiv dhe se zhvillimi i tyre ishte vetëm për të respektuar presionin arab dhe ndërkombëtar mbi të dyja palët.

Sipas Awad, arsyet për dështimin e bisedimeve në Aman ishin të njëjta me ato që sollën ndërprerjen e bisedimeve direkte të paqes, pasi Izraeli nuk ndaloi vendosjen e vendbanimeve hebreje dhe të pranonte zgjidhjen sipas dy shteteve me kufijtë e vitit 1967.

Për më shumë, mungesa e besimit mes palëve u rrit pasi Izraeli vendosi që të shtojë kufizimet mbi sigurinë për zyrtarë të lartë palestinezë, si tërheqja e lejeve për këta zyrtarë që të lëvizin lirshëm në Bregun Perëndimor dhe jashtë.

Izraeli gjithashtu ka kundërshtuar fuqishëm vendimin e udhëheqësit palestinez, Mahmud Abaz për t'u pajtuar me lëvizjen islamike Hamas, që ka kontrollin e Rripit të Gazës.

Një nga alternativat më të mundshme që palestinezët kanë është shpërbërja e Autoritetit Kombëtar të Palestinës. Gjithsesi, një alternativë e tillë ka lidhje me finalizimin e zbatimit të një pakti pajtimi, që Abas dhe Hamas nënshkruan në Kajro majin e kaluar, me mbështetjen e Egjiptit.

Analisti politik në Bregun Perëndimor, Samih Shbaib, thotë se njoftimi se pala palestineze ka alternativa dhe mundësi zgjedhjeje është se nuk do të ketë bisedime derisa të ndalojë vendosja e vendbanimeve hebreje dhe të njoftohet dështimi i procesit të paqes.

Sipas analistit Shbaib, një njoftim zyrtar i Kuartetit se bisedimet e paqes kanë dështuar do të mbajë derën e hapur për të aplikuar për anëtarësim e Palestinës në institucionet ndërkombëtare, kryesisht në OKB dhe në Këshillin e Sigurimit. Situata pas janarit, thotë Shbaib, do të jetë një skenë e re politike për palestinezët. (Ardi Pulaj)

1 2 3 4
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China