Që nga 23 janari, në Kinë u prit Festa e Pranverës, që është Viti i Ri Kinez sipas kalendarit hënor dhe gjithashtu festa më e rëndësishme tradicionale për kinezët. Ajo që vlen të përmendet është se në kuadrin e festës, kinezët shijojnë pushimet për një javë. Të shtunën është dita e fundit të pushimeve të Festës. Le të shohim si kaluan kinezët festën e tyre më të rëndësishme në Vitin e Dragoit, nga dy këndvështrime.
Festa e Pranverës, një mundësi për të festuar në shtëpi
Këto vite, me rritjen e nivelit të jetesës së kinezëve, shumë njerëz zgjodhën mënyrat të shumta për të festua, si udhëtime jashtë vendit, kalimin e vigjiljes në hotele, "surfer" në internet etj. Ndërsa këtë vit, u duk se shumica vendosën "të kalonin një festë trandicionale në shtëpi" duke kthyer qetësinë dhe doket e zakonet tradicionale.
"Kthimi në shtëpi" është një nga shprehjet që përdoret më shumë gjatë kësaj feste. Në mbrëmjen artistike të vigjiljes, të organizuar nga CCTV, Televizionit Qendror i Kinës, tema kryesore ishte "Kalimi i festës në shtëpi". Kinezët i kushtojnë rëndësi të madhe darkës me të gjithë pjestarët e familjes në vigjilje, pavarësisht nëse janë banorë të thjeshtë apo yje të artit. Megjithatë, aktorët që morën pjesë në këtë mbrëmje nuk mundën ta kalonin pritjen e Vitit të Ri së bashku me familjen. Këtë vit, CCTV-ja ftoi anëtarët e familjes së artistëve që ngjiteshin në skenën e mbrëmjes, dhe disa të ishin të pranishëm si spektatorë. Kështu aktorët mund të kalonin vigjiljen së bashku me familjen.
Kalimi i Festës së Pranverës në familje është dëshirë e çdo kinezi. Parashikohet se gjatë kësaj feste, numri i pasagjerëve të hekurudhave do të kalojë 3.1 miliardë njerëz. Vështirësitë në blerjen e biletave dhe moti i ftohtë nuk penguan dot hapat e kinezëve për kthimin në familje. Këto vite duket edhe "vizita në anë të kundërt", që do të thotë prindërit vizitojnë shtëpitë e fëmijëve, që jetojnë larg vendlindjes.
Përshembull, në redaksinë tonë ka shumë raste të tilla. Fani, si zv/shef i redaksisë, duhet të vazhdonte punën gjatë festës. Kështu prindërit e tij, që banojnë në qytetin Hangzhou të Kinës juglindore, erdhën në Pekin, duke kaluar së bashku me djalin e tyre Festën e Pranverës.
Një tjetër rast është ai i Jiang Lei. Aktualisht në Kinë, pjesa dërrmuese e familjeve ka vetëm një fëmijë. Kur ky fëmijë i vetëm në familje martohet me një tjetër fëmijë të vetëm nga një familje tjetër, del problemi se ku do të kthehet çifti i ri gjatë Festës së Pranverës? Jang Lei dhe bashkëshortja e tij Zhang Ying janë fëmijë të vetëm, por njëra familje gjendet në provincën Henan, kurse tjetra ndodhet në provincën Hubei. Në të kaluarën, çifti i ri shkoi në radhë të parë në familjen e Jiang Lei në Henan, duke kaluar vigjiljen, kurse në ditën e dytë të vitit të ri, shkuan edhe te familja e bashkëshortes në provincën Hubei. Gjatë vetëm shtatë ditëve të pushimit, një udhëtim i tillë intensiv është shumë i lodhshëm për të rinjtë. Prandaj këtë vit, prindërit e të dyve erdhën së bashku në shtëpinë e Jiang Leit në Pekin. 6 vetë nga dy familje të vogla përbënin një familje të madhe dhe të bashkuar.
Etnografi i Universitetit të Normave të Kinës Lindore, profesori Tian Zhaoyuan analizoi se disa vjet më parë, doket e zakonet tradicionale gjatë Festës së Pranverës u zbehën, por vitet e fundit kinezët iu përkushtuan përsëri këtyre zakoneve, në sajë të ndryshimit të konceptit kulturor. Në sfondin e rritjes së shpejtë ekonomike për shumë vjet me rradhë dhe veçanërisht në rrethanat e recesionit ekonomik në vendet perëndimore, u rizgjua ndërgjegjshmëria kulturore për "bashkimin e familjes", "nderimin e parardhësve" etj. "Doket e zakonet tradicionale gjatë Festës së Pranverës, si elementet bazë të kulturës së kombit kinez, po respektohen, mbrohen dhe trashëgohen", thotë profesori Tian.