PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Dy për Shtatë (28 janar 2012)
2012-01-28 00:50:22 CRI komenti juaj Printoni

30-vjetori i Mbrëmjes së CCTV-së në Vigjiljen e Festës së Pranverës

Në mbrëmjen e 22 janarit, u takuan në kohë me miliarda spektatorë në spektaklin e CCTV-së në Vigjiljen e Festës së Pranverës. Këtë vit ishte 30 vjetori i kësaj mbrëmjeje. Gjatë 30 vjetëve, pas vitit 1983, shikimi i mbrëmjes së CCTV-së për natën e ndërrimit të viteve, ashtu si ngrënia e damplingëve dhe lëshimi i fishekzjarreve, është bërë një zakon i domosdoshëm i kinezëve gjatë Festës së Pranverës.

Në "Ueibo", ose Twitter-in kinez, tema mbi "Mbrëmjen e Vigjiljes" kishte mbi 60 miliona komente, ndërsa në motorin kinez të kërkimit "Baidu" ose në "Google", mund të zbulohen mbi 10 milionë njoftime ose komente mbi këtë mbrëmje.

Mediat e huaja mendojnë se megjithëse Mbrëmja e Vigjiljes së Festës së Pranverës nuk ka histori të gjatë, pozicioni i saj është i pakrahasueshëm. Disa media amerikane bënë krahasimin midis Mbrëmjes dhe aktiviteteve të rëndësishme. Ndeshja e futbollit amerikan "Super Bowl" është më e famshmja në SHBA dhe në vitin 2010 shënoi rekordin e 106.5 milionë spektatorëve. Ndërsa Mbrëmja e Vigjiljes tërhoqi mbi 40% të popullsisë kineze, që do të thotë 548 milionë njerëz. Nëse llogariten dhe shikuesit kinezë në diasporë dhe spektatorët në internet, numri i atyre që ndoqën Mbrëmjen e madhe të Vitit të Ri Kinez mund të krahasohet me atë të Kupës Botërore të Futbollit në Afrikën e Jugut 2010, me 700 miliardë spektatorë. Në fakt një mbrëmje që transmetohet drejtëpërdrejt në mbarë globin dhe që ka ruajtur vlerësimin e lartë të spektatorëve për vite me rradhë, nuk mund të krahasohet nga asnjë media tjetër e vendeve të tjera.

Disa media komentojnë se Mbrëmja e Vigjiljes e Kinës bëhet mënyra e veçantë e përhapjes së kulturës kineze në botë. Në Mbrëmjen e çdo viti shihen operacioni i Pekinit, dialogu komik dhe shfaqje të tjera tradicionale kineze. Vitet e fundit, gjithnjë e më shumë banorët e thjeshtë u ngjitën në arenën e Mbrëmjes, duke dhënë shfaqe artistike dhe kjo bëhet një tjetër karakteristikë e re e Mbrëmjes.

Në fakt, përballë 1.3 miliardëve të popullsisë kinezë, Mbrëmja e Vigjiljes ka pasur edhe kritika. Një pjesë e njerëzve mendojnë se Mbrëmja po bëhet gjithnjë e më e dobët dhe pa interes. Por siç shkruhet në një koment të CNN-it, megjithëse nuk mund të plotësojë dëshirat e të gjithëve, çdo vigjilje e Festës së Pranverës, kinezët e shohin prapësëprapë Mbrëmjen përpara televizionit. Dhe janë shifrat e shikueshmërisë që vërtetojnë forcën tërheqëse të Mbrëmjes. (Wang Lei/ Ardi Pulaj)

1 2 3 4
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China