Gjithashtu, gjatë konferencës me aq sa munda të kuptojë, kinezët kanë një concept të ndryshëm nga ne për turizmin. Ata mendojnë se një qytet turisitike duhet të jenë gjithpërshirës e të kenë sa më shumë aspekte turistike. Ndërkohë që unë mendoj se mjafton qoftë dhe një element i vetëm, kulturor, panoramik etj mjafton për të vizituar një qytet.
Mendoj gjithashtu, se qeveria kineze duhet të tregohet shumë e kujdeshme me ndërtimet e larta sidomos në zonat turistike, për të mos folur për fabrikat që do të ishte katarofale. E kuptoj që nevojat e popullsisë kanë qenë dhe janë të mëdha, por qytetet turistiko-industriale gati janë të pamendueshëm për europainët. Është e rëndësishme gjithashtu që të ketë dhe ndarje të qartë të llojeve të turizmit, turizëm ditor, turizëm masiv, turizëm familjar apo turizëm elitar.