MENDIME PER ZHVILLIMIN E TURIZMIT NE KINE
ANDI BEJTJA
19 tetor 2010
Konferenca për promovimin e turizmit Kina 2010 , 10 qytet më të përzgjedhura filloi sot, por për një njeri që sdi kinezce ishte e pamundur të kuptoje gjë: as përkthim anglisht, as regji me kufje, kështu që orët e para të konferencës e kalova duke shfletuar ato broshura që ishin agnlisht.
Pas disa ditësh vizita në qytetet kineze, pavarësisht rezultatave të konferencës, po rendis disa nga problemet, që në fakt më shumë janë problem për mua si turist europian se sa për turistët kinezë. Së pari mendoj se kemi përkufizime të ndryshme përsa i përket termit "turist". Në Luoyang, një pushtetar lokal më tha se për autoritet kineze turist quhet ai që vjen nga 80 kilometra larg. Psh Luoyang me rreth 6.5 milionë banorë tërhiqte 70 milionë turistë në vit dhe megjithëse ishte rritur turizmi të ardhurat kishin mbetur të njëjta. Pse? Sepse shumica e turistëve ishin turistë që vinin dhe iknin brenda ditës, për shkak të lehtësirave të mëdha që në fakt kina ka krijuar tani në komunikacion, parve të tjerave dhe trenave më të shpejtë në botë. A quhet ky turizëm? Në një farë mënyre po, po nuk mund ta thuash me plot gojën.