Për ne, koncepti i turizmit është komplet ndryshe. Turist për ne quhet ai që të paktën ai individ që fle të paktën një natë në qytet. Ky është një përkufim gjysmë zyrtar në Shqipëri, ku autoritet mundohen të ndajnë turistët nga emigrantët që vinë në Shqipëri për të vizituar familjen. Për momentin pavarësisht, nga trashëgimia e madhe kulturore dhe nga vendet e mrekullueshme edhe unë që jam nga Shqipëria dhe mund ta konsideroj veten një gjysme europian, e kam të vështirë ta gjej veten me një hartë në dorë në ndonjë qytet kinez dhe ta eksploroj qytetin vetë sic bëjënë shumica e turistëve europianë në Paris, Romë apo Amstërdam. Qytetet kineze nuk janë të përgatitura për këtë lloj turizmi dhe në fakt për shkak të disa elemntëve që mund të rregullohen shumë shpejt. Problemi I parë kryesor është gjuha. Ka shumë pak tabela anglisht nëpër rrugë, apo me gërma latine, ka shumë pak kamrierë që flasin anglisht apo gjuhë të tjera europiane. Është gati e pamundur të nisesh vetëm për të vizituar Kinën, pa ndërmjetësinë e ndonjë agjensie turistike. Në fakt, këto janë problem shumë të vogla dhe mund të rregullohen sa hap e mbyll sytë, por po nuk u riparian, edhe pse duken problem të vogla, mbeten problem të mëdha për turistët europianë. Shumica e turistëve europianë, me sa kam parë, kërkojnë t'I eksplorojnë qytet individualisht, atyre nuk u pëlqejnë udhëtimët në grupe të mëdha dhe Kina për këtë lloj turizmi mbetet tejet e vështirë, kryesisht për shkak të gjuhës dhe mungesës së tabelave me gërma latine. Mjafton të kujtojmë përpjekjet e Spanjës pas vieteve 1970, kun ë shkollat e turizmit mësoheshin me orare të zgjatura me dhjetra gjuhë të huaja. Madje, spanjollët detyruan gati në mënyrë të dhunshme banorët e zonave turistike të mësonin gjuhë të huaja me shërbime falas të ofruara nga shteti. Gjithse kjo mangësi, nëqoftëse vendoset prioritet nga qeveria mund të rikuperohet shumë shpejt.
Ndërkohë, konferenca rifilloi pasdite dhe askush nga europainët e pranishëm nuk kupton cfarë flitet. Megjithatë ata duartrokasin.