PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Lufta ndaj kancerit - soja "diamanti i verdhë"
2013-03-08 19:22:59 CRI Komenti juaj Printoni

Ushqime të tjera anti-kancerogjene

Caji Jeshil, pija më e njohur në Kinë, Japoni dhe në vendet e tjera aziatike, përmban një lloj substance të quajtur Katekinë.

Katekina njihet prej kohësh për parandalimin dhe pakësimin e rasteve me kancer të gjirit dhe lloje të tjera kanceri. Në këtë rast, ekspertët e dinë arsyen: një përbërës kimik i quajtur EGCG kufizon rritjen e tumorit të gjirit, sipas një studimi në Universitetin e Misisipit. Vetëm dy filxhanë çaji në ditë mund të jenë të mjaftueshëm.

Hudhra- Një sërë studimesh gjatë këtyre viteve (më shumë se 30 studime të ndryshme deri më tani) kanë treguar vetitë kundërkanceroze të hudhrës. Ato janë përqendruar në kanceret e aparatit tretës, por hudhra duket se mbron ndaj të gjitha llojeve të kancereve, përfshirë edhe kancerin e gjirit e të prostatës. Sipas Institutit Kombëtar amerikan të Kancerit, sa më shumë hudhër të hajë një njeri, qoftë të gjallë, qoftë të gatuar, aq më shumë pakësohet rreziku i kancerit të stomakut dhe zorrës së trashë: një studim tregoi që femrat e moshës së mesme që hanin rregullisht hudhër, kishin 50 % më pak rrezik për t'u prekur nga kanceri i zorrës së trashë. Shkencëtarët kanë veçuar dy përbërës te hudhra që parandalojnë dhe luftojnë kancerin te kafshët dhe njerëzit. Ndaj shtojini hudhër vaktit tuaj. Disa ekspertë këshillojnë gjithashtu që hudhra të pritet a të shtypet 15 minuta pasi është qëruar, që këto elemente aktive të japin efektin e tyre të plotë.

Shafrani

Erëza e kurkumës me ngjyrë portokalli, e njohur për përdorimin e saj në kuzhinën indiane dhe të vendeve të tjera aziatike, e lufton kancerin me anë të një përbërësi aktiv të quajtur kurkumin, një antioksidues i fuqishëm. Kërkuesit në Universitetin Shtetëror të Ohajos në Kolumbus, mbështetur në studimet e bëra me kafshë, arritën në përfundimin se kurkumini shfaqte efekte luftuese të antikancerit në të gjithë fazat e zhvillimit të tumoreve. Edhe shkencëtarët në Francë e Britani që kanë studiuar ndikimin e kurkuminit në laborator, kanë dalë me përfundimin se ai pengon ose ngadalëson rritjen e qelizave kanceroze. Dhe lajmi më i mirë lidhur me kurkumën është që nuk duhet shumë prej tij, mjafton një lugë në supë, në sallatë, në mish a në makarona. Por kujdes, nëse përdoret me shumicë, mund të pakësojë efektin e barnave të tjera antikanceroze.

Kërpudhat shiitake

Kërpudhat janë shumë ushqyese, kanë ndikim mjekues dhe nuk shëndoshin. Një prej kërpudhave me veti më kuruese është kërpudha shitake, ku prej kohësh vlerësohet si ushqim për jetë të gjatë. Prandaj ajo është përdorur edhe kundër sëmundjeve malinje, si për parandalim ashtu edhe për kurim. Ajo futet në rendin e kërpudhave parazite dhe rritet mbi dru. Ka një shije të jashtëzakonshme dhe është e pasur me proteina, vitamina, aminoacide dhe minerale. Në Japoni ajo njihet si kërpudha "mbretërore".

Substanca më e analizuar dhe më e njohur e cila është nxjerrë prej kërpudhës shitake quhet lentinan. Këto përbërje, në të vërtetë janë sheqerëra të bashkuar, polisaharidë dhe veprimi i tyre i ndihmon qelizat mbrojtëse të organizmit të sëmurë që t'i shkatërrojnë qelizat e sëmura me kancer. Gjithsesi, ato janë mbrojtja më e mirë e trupit prej viruseve dhe qelizave të kancerit. Kërpudha shitake ka edhe aftësi antivirusale dhe antibakteriale, e ul nivelin e sheqerit në gjak, e rregullon tensionin e gjakut, e zvogëlon kolesterolin dhe trigliceridet.

Shkencëtarët japonezë ekstratin e kërpudhës shitake - B-glukanin e sulforizuar, e kanë shpallur si medikament për kurimin e sidës. Përveç kësaj, kjo kërpudhë shumë e shijshme e rrit qëndrueshmërinë trupore, shërben për ripërtëritjen dhe përforcimin e sistemit imunologjik dhe e mirëmban shëndetin e tërësishëm trupor.


1 2 3
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China