PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Lufta ndaj kancerit - soja "diamanti i verdhë"
2013-03-08 19:22:59 CRI Komenti juaj Printoni

Për aziatikët ushqimet me bazë soje përmirësojnë dhe forcojnë shëndetin dhe shtojnë jetëgjatësinë. Shkencëtarët në Azi theksojnë se rastet e kancerit të gjirit dhe të prostatës janë në nivele tejet të ulëta në vendet aziatike në krahasim me vendet perëndimore, dhe ata ia atribuojnë këtë fakt dietës. Një tjetër studim tregoi se femrat në SHBA që konsumojnë ushqime me bazë soje kanë 50% më pak shance për t'u prekur nga kanceri i gjirit. Për këtë shumë shkencëtarë në perëndim vendosën se ka ardhur momenti ta studiojnë këtë fenomen.

Deri tani, është arritur në përfundime se fasulet e sojës përmbajnë të paktën 5 substanca të njohura kundërkanceroze. Për më tepër, kokrrat e sojës përmbajnë më shumë vitaminë B se çdo ushqim tjetër bimor - më shumë sesa duhet për nevojat e përditshme dhe janë të pasura me vitamina A dhe D.

Kohët e fundit, kërkuesit kanë gjetur sekretin e kokrrës së sojës dhe kanë zbuluar përbërësin e saj magjik që të rinon: lecitina.

Ajo luan një rol vendimtar në nxitjen e metabolizmit në të gjitha qelizat e trupit: rrit kujtesën dhe fuqinë mendore, duke ushqyer qelizat e trurit e të nervave, forcon gjëndrat dhe rigjeneron indet e trupit, përmirëson qarkullimin e gjakut dhe frymëmarrjen, forcon kockat dhe rrit rezistencën ndaj dëmtimeve. Në rastet e lodhjes nervore, ose mungesës së energjisë, lecitina e kokrrave të sojës mund të rivendosë energjinë dhe fuqinë e humbur. Tashmë, gjithnjë e më shumë perëndimorë po e kuptojnë atë që orientalët e kanë ditur për shekuj me radhë, që kokrrat e sojës, të pasura me lecitinë, rrisin fuqinë dhe durueshmërinë, shkathtësinë dhe elasticitetin, rininë e gjallërinë.

Nga kërkimet vihet në dukje një mekanizëm jo estrogjenik të fitoestrogjenëve të sojës. Në veçanti, njëri prej tyre, genistenina, ka veti antioksiduese, thelbësore për pengimin e zhvillimit të tumoreve në trup.

Izoflavonet e sojës, kundër menopauzës

Izoflavonet e sojës janë substanca të nxjerra nga proteinat e saj dhe kanë një strukturë të ngjashme me estrogjenet, madje imitojnë edhe veprimet fiziologjike. Studimi i këtyre substancave dhe aplikacioni terapeutik, u përforcuan nga fakti se gratë aziatike kanë pak probleme të lidhura me menopauzën. Duke studiuar ndryshimet në regjimet ushqimore të grave aziatike me ato perëndimore, u arrit në përfundimin që te gratë e vendeve të lindjes dhe sidomos te japonezet, një ushqim më i pasur me sojë përcakton një përshtatje më të mirë ndaj çekuilibrimit hormonal që krijohet në menopauzë. Studimet krahasuese kanë treguar se me rreth tre muaj terapi me izoflavone, vihen re përmirësime të dukshme të simptomave, ndërsa efektet e para pozitive nisin të duken pas një muaji. Dozat e rekomanduara variojnë nga 60 në 80 miligramë në ditë, ku një sasi e tillë mund të merret gjatë gjithë ditës. Sasia ditore e izoflavoneve që duhen marrë mund të zëvendësohet me 60 gramë sojë, ose 40 gramë proteina soje. Por, duhet të kemi kujdes, sepse përdorimi i tyre gjatë shtatzënisë nuk është i këshillueshëm.

Kanceri i gjirit

Një studim i rëndësishëm i realizuar në Singapor tregoi se gratë që konsumojnë produkte soje kanë më pak mundësi për t'u prekur nga kanceri i gjirit, se sa ato që nuk i përdorin fare. Gratë aziatike, ku dieta tipike është me bazë soje, kanë një përqindje të tumoreve të gjirit shumë më të ulët në krahasim me ato perëndimore. Studimet, përfshi edhe ato të laboratorit, kanë treguar se janë pikërisht izoflavonet që pengojnë rritjen e qelizave tumorale të gjirit.

Dieta

Vetëm në Shtetet e Bashkuara rreth 35 për qind e vdekjeve të shkaktuara nga kanceri mund të evitoheshin falë një diete të përshtatshme. Soja është me siguri një nga ushqimet që garantojnë një jetë të gjatë e të shëndetshme

Origjina e bimës është ajo aziatike, ku në shumë vende të këtij kontinenti është përdorur si ushqim prej më shumë se 5000 vjetësh, sidomos në Kinë. Në Perëndim ajo mbërriti rreth fundit të viteve 1800


1 2 3
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China